Izraeli tha se Irani ka goditur Jeruzalemin me raketa, shumë pranë zonës së shenjtë në Jeruzalem ku ndodhen Al-Aqsa, Muri Perëndimor dhe Kisha e Varrit të Shenjtë. Ministria e Jashtme izraelite publikoi edhe një video në rrjetin X për të treguar vendin e goditjes.
Por pamjet kanë ngritur dyshime. Nga analiza e bërë nga ekspertë balistikë, në video nuk shihet momenti i goditjes dhe tymi përhapet shumë ngadalë për të qenë pasojë e një shpërthimi.
Pamjet rezultojnë të jenë të vjetra. Ato janë publikuar më 1 mars, kur pranë “Pishinës së Sulltanit” u gjet një mjet ndezës që u dogj në mënyrë të kontrolluar nga forcat izraelite.
Videoja mund të jetë përdorur si shembull për raketat që sipas Izraelit janë kapur mbi qytet. Ndërkohë, autoritetet izraelite kanë mbyllur për besimtarët myslimanë zonën e xhamisë Al-Aqsa gjatë Ramazanit, duke e justifikuar me arsye sigurie. Vendimi është dënuar nga tetë vende me shumicë myslimane.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Mojtaba Khamenei jep mesazhin e parë: Vijojmë me bllokimin e Hormuzit! Shpërthim në impiantin bërthamor Fordow! Raketa iraniane drejt Izraelit






