Zëdhënësi i i Ban Ki-moonit ka thënë se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është seriozisht i shqetësuar për raportet për një sulm izraelit në Siri, ndonëse nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur se çfarë ka ndodhur.

Zëdhënësi i Ban Ki-Moon, Eduardo del Buey ka thënë po ashtu se ai bën thirrje për ndalimin e tensioneve apo përshkallëzimin e mëtejshëm të tyre në rajon.

Komentet e Ban Ki-Moon vijnë pasi Siria ka parashtruar një ankesë zyrtare para Kombeve të Bashkuara, për atë që e cilësoi si sulm ajror të Izraelit në një qendër kërkimore ushtarake pranë Damaskut.

Ministria e Jashtme siriane ka thirrur të enjten në takim kreun e forcës paqeruajtëse të OKB-së, Golan Hights. Damasku thotë se sulmi i Izraelit është shkelje e marrëveshjes së vitit 1974 në mes të fqinjëve. Izraeli nuk ka bërë asnjë koment.

(b.m/shqiptarja.com)