OKB: Rritje e mprehtë e numrit të njerëzve që përballen me urinë

OKB: Rritje e mprehtë e numrit të njerëzve që përballen me urinë

Foto ilustruese

Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve që ndodhen në prag të urisë në 43 vende, është rritur në 45 milionë, ndërsa uria është në rritje në mbarë botën.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se rritja nga 42 milionë njerëz sa ishin në fillim të vitit, u pa pas një vlerësimi të sigurisë ushqimore që gjeti se 3 milionë të tjerë përballen me zinë e bukës në Afganistan.

"Dhjetëra miliona njerëz janë në buzë të humnerës. Kemi konflikte, ndryshime klimatike dhe COVID-19 që po e shtojnë numrin e të uriturve”, citohet të ketë thënë drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley.

"Të dhënat e fundit tregojnë se tani ka më shumë se 45 milionë njerëz drejt pragut të urisë", tha ai pas një udhëtimi në Afganistan, ku WFP-ja po shton mbështetjen për pothuajse 23 milionë njerëz.

“Çmimet e karburantit janë rritur, çmimet e ushqimeve po rriten, plehrat artificiale janë më të shtrenjta dhe e gjithë kjo ushqen kriza të reja si ajo që po shpaloset tani në Afganistan, si dhe emergjenca si Jemeni dhe Siria”, shtoi ai.

Programi tha se kostoja e parandalimit të urisë në nivel botëror tani është 7 miliardë dollarë, nga 6.6 miliardë dollarë sa ishte në fillim të vitit, por paralajmëroi se burimet tradicionale të financimit janë të mbingarkuara.

Familjet që përballen me pasiguri ushqimore po “detyrohen të bëjnë zgjedhje shkatërruese”, duke i martuar herët fëmijët, duke i hequr nga shkolla ose duke i ushqyer me karkaleca, gjethe ose kaktus.

Programi tha se ndërkohë, “raportet e mediave nga Afganistani tregojnë se familjet janë të detyruara të shesin fëmijët e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar".

Thatësirat e shumta në Afganistan po kombinohen me një rrënim ekonomik ndërsa rreth 12.4 milionë njerëz në Siri nuk e dinë se nga do të vijë vakti i tyre i ardhshëm, situata më e keqe gjatë konfliktit dhjetëvjeçar.

Rritje e shkallës së urisë, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara me seli në Romë, po shihet gjithashtu në Etiopi, Haiti, Somali, Angolë, Keni dhe Burundi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?