OKB: Rusia duhet të paguajë dëmshpërblime për luftën në Ukrainë 

OKB: Rusia duhet të paguajë dëmshpërblime për luftën në Ukrainë 

1668504532_OKB.PNG

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar që Rusia të mbahet përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë edhe pagesën e dëmeve.

Votimi në organizmin botëror prej 193 anëtarësh ishte 94 me 14 me 73 abstenime.

Ky ishte niveli më i ulët i mbështetjes nga pesë rezolutat lidhur me Ukrainën të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme që nga pushtimi i Rusisë, raporton news.sky.

Rezoluta e ka të nevojshme të krijojë një mekanizëm ndërkombëtar për kompensimin e dëmit, humbjes ose dëmtimit gjatë luftës në Ukrainë.

Vendet anëtare të asamblesë, në bashkëpunim me Ukrainën pritet të krijojnë një “regjistër ndërkombëtar”, i cili do të ketë dokumenta dhe informacione mbi dëmet, humbjet ose dëmtimet e ukrainasve e qeverisë të shkaktuara nga Rusia.

Rezoluta gjithashtu ka shtuar: “Rusia duhet të mbajë pasojat ligjore të të gjitha veprimeve të saj të paligjshme ndërkombëtare, duke përfshirë kompensimin për dëmtimin, përfshirë çdo dëm, të shkaktuar nga akte të tilla“.

E drejta e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh ka bllokuar organin më të fuqishëm të OKB-së që të ndërmarrë veprime, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, por ato kanë peshë politike.


Lajmi kryesor:

Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në

Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në