Programi Botëror i Ushqimit do të pezullojë ndihmat ushqimore për mbi 20.000 palestinezë, nga muaji i ardhshëm, për shkak të shkurtimit të madh buxhetor, ka thënë një zyrtar i grupit për territoret palestineze.
Më së shumti do të preken familjet në Gaza, ku pasiguritë ushqimore dhe varfëria, janë në nivelet më të larta. Kjo agjenci u ka ofruar palestinezëve një ndihmë mujore prej 10 eurosh, si dhe ushqime tjera. Me shkurtimet buxhetore, do të preken të dyja programet.
Gaza që udhëhiqet nga grupi islamist Hamas, prej vitit 2007, është shtëpi e 2.3 milionë banorëve. Prej tyre, 45 për qind janë të papunë, dhe 80 për qind varen nga ndihmat ndërkombëtare, ka thënë OKB-ja. Nisur nga shqetësimet për sigurinë, Izraeli ka vendosur bllokadë ndaj palestinezëve, duke vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
Agjencia e OKB-së ka thënë se do të vazhdojë të ndajë ndihma për 140.000 njerëz në Gaza dhe Bregun Perëndimor, mirëpo nëse nuk do të ketë fonde tjera në të ardhmen, ajo do të mund të pezullojë të gjitha ndihmat në gusht. Palestinezët kanë protestuar ndaj këtij vendimi, me thirrjet “Jo varfërisë”.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
59.5%
-
Jo
33.2%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2293
Lajme të tjera
-
Rusia kërkon t’i bashkohet këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut
26 Shtator, 09:02
-
OKB nis hetimet për nxitjen e gjenocidit nga mediat ruse
25 Shtator, 13:08
-
Forcat izraelite vrasin dy palestinezë gjatë një bastisje në Bregun Perëndimor
24 Shtator, 20:07
-
Rusia hedh poshtë marrëveshjet, Lavrov: Propozimet e OKB-së për paqe me Ukrainën, jo realiste
24 Shtator, 18:26
-
Fjala e Ramës në KS, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Merr notë shkëlqyeshëm, i dha një përgjigje dinjitoze diplomatit rus
22 Shtator, 22:09
-
Erdogan ankohet për ngjyrat e Asamblesë në OKB! Presidenti turk: LGBT ka të drejta, por edhe ne që jemi kundër tyre
22 Shtator, 12:29
-
VIDEO/ Hasani kryeson takimin ‘Armeni-Azerbajxhan’ në OKB: Përpjekje për të arritur paqe të qëndrueshme
22 Shtator, 11:58
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Vuçiç akuza Perëndimit: Keni shkelur ligjin ndërkombëtar për Kosovën
21 Shtator, 20:45
-
'Bild': Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali
21 Shtator, 20:17
-
Ylli Pata: Shndërrimi i parodisë anti-Rama në karikaturë anti-amerikane!
21 Shtator, 19:48
-
Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres
21 Shtator, 19:42
-
Rama iu dha amerikanëve atë që donin!
21 Shtator, 19:04