Shqipëria ka thyer embargon e armëve ndaj Libisë. Emri i vendit tonë përmendet në një raport prej 94 faqesh të hartuar nga grupi i ekspertëve pranë Këshillit të Sigurimit.

Raporti përqëndrohet në fakt në armatimet që kanë dalë nga Libia në dy vitet e fundit. Trafiku konsiderohet si i pakontrolluar dhe përbën shqetësim për komunitetin ndërkombëtar duke qenë së armët nga Libia janë duke shkuar për grupe ekstremiste në rajone të ndryshme, sidomos në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Sisteme të lëvizshme antiajrore, eksplozivë, mina, armë të vogla dhe municione kanë shkuar nga Libia drejt grupeve ndërluftuese në Siri, grupeve ekstremiste në gadishullin Sinai në Egjipt, apo drejt formacioneve islamike në Mali.

Por në raport përmenden edhe shkeljet e embargos së armëve ndaj Libisë prej një sërë vendesh. Në raport citohet rasti i një dërgese armatimesh në Libi ku përfshihen Emiratet e Bashkuara Arabe, Armenia, Shqipëria dhe Ukraina.

Redaksia Online
(ep/v.gj/Shqiptarja.com)