Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për gjetjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza, pas zhvillimit të një takimi urgjent me dyer të mbyllura lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë.

Bisedimet urgjente erdhën pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon e cilësoi bombardimin e periferisë së qytetit të Gazas nga Izraelit si "një veprim mizor".

Gaza

Eugene Gasana, ambasadori i Ruandës në OKB, tha për BBC se anëtarët kanë shprehur alarmin e tyre për përshkallëzimin e dhunës gjatë mbledhjes së zhvilluar. Gassana u shpreh ndër të tjera se OKB shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave dhe bënë thirrje për "respektimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë mbrojtjen e civilëve”.

Ndërkaq Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry pritet të mbërrijë në Kajro ditën e sotme për të diskutuar lidhur me krizën me udhëheqësit egjiptian.

Gaza

Dita e djeshme ishte dita më vdekjeprurëse e luftimeve, me 13 ushtarë izraelitë dhe më shumë se 100 palestinezëve të vrarë. Më shumë se 60 palestinezë u vranë dje gjatë bombardimit të rëndë të Gazës nga Izraeli, me presidenti palestinez Mahmud Abas që e cilësoi atë "një masakër". Ai bëri thirrje për bisedime urgjente, duke thënë se "situata është e patolerueshme" dhe duke i përshkruar sulmet izraelite si "krime kundër njerëzimit."

Gaza

Nga ana tjetër Kryeministri israelit Benjamin Netanyahu u zotua të vazhdojë operacionet "sa kohë të jetë e nevojshme" pavarësisht 18 ushtarëve izraelitë të vrarë në fundjavë. Zëdhënësi i departamentit të shtetit të SHBA Jen Psaki tha për BBC se “dy prej tyre ishin shtetas amerikanë”.

Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit janë shtuar pasi janë rreth 500 palestinezë të vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite dy javë më parë. 

Gaza

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)