
Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një plan lëvizjeje për 31 tetor për 14 anije në ujërat turke. Njoftimi vjen një ditë pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit.
Në një deklaratë, Qendra e Përbashkët e Koordinimit (JCC) në Stamboll, ku punon personeli rus, ukrainas, turk dhe i Kombeve të Bashkuara, tha se të tre delegacionet ranë dakord gjithashtu të ofrojnë inspektime për 40 anije në dalje. JCC tha se delegacioni rus ishte i informuar për të dy planet.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia pezullon marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas! NATO: E rinovoni urgjentisht! Moska: Së shpejti kontakte me OKB-në dhe Turqinë











