OKB-ja dënon sulmet me raketa iraniane në Irak
Foto nga momenti i shpërthimit
Kombet e Bashkuara në Irak kanë dënuar sulmin me raketa të Iranit në Erbil, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit në Irakun verior.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e mbrëmshëm iranian ndaj vendndodhjeve në Erbil, Rajoni i Kurdistanit të Irakut, i cili shkaktoi viktima civile. Sulmet, nga çdo palë, që shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut duhet të ndalen", tha Misioni i Ndihmës së OKB-së për Irakun në një deklaratë të postuar në X të martën.
Ai shtoi se shqetësimet e sigurisë duhet të adresohen “përmes dialogut”.
Të hënën, Garda Revolucionare e Iranit lëshoi raketa balistike në një numër lokacionesh në Erbil, duke përfshirë atë që tha se ishte një bazë spiunazhi për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad dhe në “grupet terroriste anti-Iranike” në Siri.
Sulmet, të cilat vranë të paktën katër civilë dhe plagosën gjashtë të tjerë sipas Këshillit të Sigurimit të rajonit të Kurdistanit, u dënuan nga Shtetet e Bashkuara si “të pamatura” dhe të pasakta, pasi frika për një konflikt më të gjerë rajonal rritet.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakër në burgun e Republikës Demokratike të Kongos: Më shumë se 150 gra të burgosura përdhunohen dhe digjen për vdekje
6 Shkurt, 16:50
-
Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
5 Shkurt, 08:05
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Lufta/ Izraeli bombardon me avionë bazat e Hezbollah në Liban, IDF: Por armëpushimi mbetet! Kreu i OKB: Të evakuohen 2500 fëmijë nga Gaza, janë në rrezik vdekjeje
31 Janar, 07:44
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen
4 Janar, 23:06
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor 2024, 22:50