OKB-ja i kërkon Twitter-it të respektojë të drejtat e njeriut

OKB-ja i kërkon Twitter-it të respektojë të drejtat e njeriut

Foto ilustruese

Nga këndvështrimi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, avokatit austriak Volker Türk, fakti që Elon Musk pushoi menjëherë pas blerjes të gjithë ekipin e të drejtave të njeriut të shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter "nuk është një fillim inkurajues". Avokati austriak i dërgoi një letër të hapur multimiliarderit, e cila u publikua në Twitter, ku shkruan se është "i shqetësuar për hapësirën tonë publike digjitale dhe rolin e Twitter-it në të".

Ashtu si të gjitha kompanitë Twitter-i duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktohet në platformën digjitale dhe të ndërmarrë veprimet e duhura. "Respektimi i të drejtave tona të përbashkëta të njeriut duhet të jetë udhëzues për përdorimin dhe zhvillimin e platformës”, theksoi komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut. "Me pak fjalë, ju bëj thirrje që të siguroni që të drejtat e njeriut të jenë me rëndësi vendimtare kritike për menaxhimin e Twitter nën udhëheqjen tuaj."

Postimet me gjuhë urrejtjeje në Twitter në rritje

Që kur Musk bleu Twitter-in në portalin e mesazheve të shkurtra janë shtuar postimet që përmbajnë gjuhë urrejtjeje. Klientë të ndryshëm që bëjnë reklama në Twitter kanë filluar  tashmë të largohen. Volkswagen dhe gjigandi i prodhimeve ushqimore General Mills i ndërprenë reklamat e tyre në platformën e mediave sociale Twitter. Shërbimi i mesazheve të shkurtra Twitter i gjeneronte së fundmi më shumë se 90 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat. Miliarderi Musk e bleu portalin e mesazheve të shkurtra për 44 miliardë dollarë dhe u bë zyrtarisht pronar i tij disa ditë më parë./ DW

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb