Skuadra kampione e Oklahoma ka vazhduar dominimin e saj në NBA, duke arritur fitoren e 8-të radhazi. Mëngjesin e sotëm me orën shqiptare, Thunder triumfuan 126-107 ndaj Los Angeles Clippers në një ndeshje që u karakterizua nga një paraqitje brilante e Shai Gilgeous-Alexander. Ylli i Oklahomas shënoi 30 pikë dhe regjistroi 12 asiste, duke udhëhequr skuadrën drejt një tjetër suksesit.

Në Konferencën e Lindjes, Chicago Bulls ngjitet në krye pas një fitoreje dramatike 113-111 ndaj Philadelphia 76ers. Ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar, por Bulls arritën të bëjnë një rikuperim të pabesueshëm, duke e mundur kundërshtarin pas një disavantazhi prej 24 pikësh. Josh Giddey ishte personi kryesor për Chicago me një "triple double" fantastik, 29 pikë, 15 rebound dhe 12 asiste.

Toronto Raptors siguroi një fitore të thellë 128-100 ndaj Milwaukee Bucks, ku dyshja Barnet dhe Barrett ishin të pandalshëm me nga 23 pikë secili, duke siguruar një tjetër sukses të rëndësishëm për ekipin kanadez.

Në një tjetër ndeshje interesante, Golden State Warriors mundi Phoenix Suns 118-107. Stephen Curry shpërtheu me 28 pikë, ndërsa Mobby kontribuoi me 24 pikë. Për Phoenix, Devin Booker bëri një paraqitje të shkëlqyer me 38 pikë, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Rezultatet në NBA:

Toronto - Milwaukee, 128-100

Atlanta - Orlando, 127-112

Chicago - Philadelphia, 113-111

New Orleans - Charlotte, 116-112

Golden State - Phoenix, 118-107

Clippers - Oklahoma, 107-126