'Okupator i Qipros, po masakron kurdët', Erdogan i përgjigjet Netanyahut: Tiran! Keni vrarë mijëra gra e fëmijë palestinezë

'Okupator i Qipros, po masakron kurdët', Erdogan i përgjigjet Netanyahut: Tiran! Keni vrarë mijëra gra e fëmijë palestinezë

Benjamin Netanyahu dhe Reccep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan e ka akuzuar sot kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu se po kryen “terror shtetëror”. “Netanyahu ti je një tiran. Ti je në krye të terrorit të shtetëror”, tha Erdogan gjatë një tubimi në Stamboll, duke e akuzuar Izraelin për “vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm, grave dhe fëmijëve në Palestinë”.

Erdogan, një mbështetës i zëshëm i palestinezëve, ka dënuar atë që e ka përshkruar si “masakra” dhe “krime kundër njerëzimit”, që sipas tij janë kryer nga Izraeli.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu një ditë më parë, përmes postimeve në Twitter e kishte cilësuar Erdoganin “okupator të Qipros veriore, ushtria e të cilit kryen masakra mbi gratë dhe fëmijët në fshatrat kurde, brenda dhe jashtë Turqisë”.

Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Izraelit janë të tensionuara, për shkak të një varg çështjes, përfshirë edhe një ligj të miratuar këtë vit nga Izraeli, ku ky shtet konsiderohet si atdheu i popullit hebre.

Presidenti turk edhe në të kaluarën ka kritikuar Izraelin, madje duke e cilësuar si shtetin më racist në botë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Greku: 24/12/2018 21:42

    Erdogan eshte kriminel5

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja