Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar këtë të martë në Berlin se shndërrimi i procesit të integrimit të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian në konflikte dypalësh është i gabuar.
Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin grek Kyriakos Micotaqis, Scholz u pyet për mosmarrëveshjet e fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë, dhe mundësinë që këto mosmarrëveshje të pengojnë negociatat me Tiranën.
Kancelari theksoi se në të gjitha mosmarrëveshjet midis vendeve të rajonit, Berlini është "në anën e procesit të anëtarësimit në BE, sepse dëshiron që kandidatët për anëtarësim ta arrijnë atë sa më shpejt".
Scholz tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003.
Komisioni Evropian ka rekomanduar fillimin e bisedimeve për tre grup-kapitujt e deri në fund të vitit 2023. Këta kapituj janë nga më të rëndësishmit pasi kanë të bëjnë me demokracinë, funksionimin e institucioneve demokratike dhe prokurorimet publike. Që bisedimet të hapen duhet mbështetja unanime e 27 vendeve në Këshillin Europian të shteteve anëtare të BE.
Më 11 nëntor Greqia vendosi të mos i bashkohet shteteve të tjera antare të BE-së për të plotësuar kërkesën e komisionit Evropian drejtuar Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për tre grup-kapitujt e parë. Shkak për këtë është mbajtja ende në burg e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. 52-vjeçari u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 dhe akuzohet për shit-blerje votash. Autoritetet greke e konsideruan arrestimin dhe burgosjen e Fredi Belerit një "cënim të shtetit të së drejtës, shkelje të të drejtave civile, mosrespektim të të drejtave politike" shkruan DW
Dy liderët evorpianë ishin takuar edhe një ditë më parë në një grup të vogël pune, me liderë të ndryshëm të disa vendeve të BE-së, si Hungaria, Qipro, Sllovakia, në një darkë që kishte dhënë të hënën në mbrëmje presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në Berlin. Darka kishte si synim dakordimin mes vendeve për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me të ardhmen e BE-së.
Micotakis dhe Scholz përsëritën këtë të martë qëndrimin e tyre se, me sulmet hakmarrëse në Gaza, Izraeli po ushtron të drejtën e tij për vetëmbrojtje dhe siguruan se Tel Avivi është "i përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe vepron në përputhje më të".Të dy liderët përsëritën idenë se zgjidhja e vetme është ajo e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës.
Alfred Beleri eshte bashkëpunëtor ne sulmin e vrasjen e oficerit dhe ushtarit ne prill 1994 ne posten kufitare te Peshkepisë Gjirokastër. Pasi e perdoren qarqet shoviniste greke sa qe I ri, se tani s'u duhet me se u plak, tani duan ta vene k/bashkiak te Himares ta greqizojne Himaren me letra, se me automatik nuk e morën dot jugun e Shqipërisë,as belerja ne 1994 dhe as kacifaj,mos gaboj, ne 2021. Pirdh micotaqis se lirohesh, larg duart nga Shqiperia dhe behu gati te lëshosh tokat shqiptare me hir ose pahir. BE-ja kete here t'i tregoj vendin shtetit alla grek, se me dhune u ka ndërruar kombësinë shume komuniteteve.
PërgjigjuUne them qe do ishte me mire nen grekun/turkun/taljanin/etj sesa nen keto horat qe nuk lane gje pa bere keto 100 vitet e fundit or teeeejjjjj
Ka vetem nje zgjidhje. Greqia jashte BE. Eshte kthyer ne kancerin e Evropes.Eshte lindje. Nuk eshte perendim.
PërgjigjuTe bie valle dhe kancelari Gjerman pre e historicizmit...dje mbeshteste Melonin...sot kundra Greqise...si ne luften e dyte boterore!!!
Përgjigju