Olaf Scholz, letër Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin francez! Negociatat duhet të hapen

Kancelari gjerman Olaf Scholz, përmes një letre të dërguar për autoritetet ndaj Maqedonisë së Veriut, i ka bërë thirrje që të pranojnë propozimin francez dhe me këtë të hapen zyrtarisht negociatat me BE-në.  Kjo sipas tij, do të ishte hap i rëndësishëm që do të na afrojë deri te anëtarësimi në BE, informon Zhurnal.

“Vendi juaj përsëri po përballet me një sjellje të një vendimi të rëndësishëm. A dëshironi të pranoni kompromisin evropian? Dhe me këtë, 17 vite pas ndarjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, mundet përfundimisht të mbahet konferenca e parë për anëtarësim. Kjo do të ishte një hap që do t’u afronte deri te anëtarësimi në BE dhe do të tejkalohet bllokada. Unë kuptoj padurimin tuaj dhe frustrimin tuaj. Madje edhe e ndaj këtë bashkë me ju!

Unë ju kuptoj kur thoni: Neve shumë gjatë dhe shumë na është premtuar. Kjo që kërkohej prej neve ishte e tepërt. Unë kuptoj dyshimet tuaja nëse me këtë hap me të vërtetë do të hapet rruga për në BE. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Madje edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa tjera të cilat duhet të tejkalohen. Por, unë gjithashtu dua t’u them: Së bashku do t’i tejkalojmë detyrat që na presin.

Sepse duam që të jeni anëtare e BE-së. Ne ju duam juve të nderuar maqedonas dhe maqedonase, të anëtarësuar në një Union ku ruhen dhe kujdesen veçoritë tuaja kulturore, gjuhët dhe identitetet. Kjo na bën të fortë bashkërisht. Të gjithë e dimë se kompromiset ndonjëherë janë të dhimbshme. Bashkimi Evropian përbëhet nga kompromiset, çdo ditë. Por, unë fuqishëm jam i sigurt se madje edhe kompromiset e vështira në fund gjithnjë na bëjnë më të fortë dhe na çojnë përpara. Ne jemi dhe do të ngelemi në anën tuaj!”, ka shkruar kancelari gjerman, Olaf Scholz.

2 ditë më parë ishte Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Bliken, dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE, Joseph Borrel, në një deklaratë të përbashkët, bënë thirrje që Maqedonia e Veriut të pranojë propozimin francez. SHBA dhe BE nënvizuan se avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian.

Kujtojmë se çelja e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë ka mbetur deri më tani peng i një vetoja bullgare për fqinjin tonë lindor. Ndërkohë që disa ditë më parë vetë Bullgaria pranoi të hiqte veton dhe pranoi kështu një propozim të Presidentit francez Emannuel Macron për të zgjidhur konfliktin mes 2 vendeve. Tashmë pritet që i njëjti propozim të miratohet nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të bërë të mundur përcaktimin e datës nga ana e Këshillit Evropian.

Por teksa pritet një vendim kaq i rëndësishëm një sërë protestash janë zhvilluar në kryeqytetin masqedonas, protesta të cilat herë pas here kanë pasur edhe skena të dhunshme. Protestuesit në Shkup kundërshtojnë propozimin e Macronit për heqjen e vetos bullgare, pasi pretendojnë se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk  njeh as gjuhën e as historinë maqedonase, dhe kërkojnë që ai të refuzohet nga ekzekutivi, ndërkohë që kryeministri Dimitar Kovaçevski, e ka përshkruar si “bazë të fortë për ndërtimin e një qëndrimi për mundësi të hapjes së shtetit tonë”.

Përmes propozimi francez i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë