SHBA-BE: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, çelësi i stabilitetit në Evropë! Të pranohet propozimi francez, të hapen negociatat

SHBA-BE: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, çelësi i stabilitetit në Evropë! Të pranohet propozimi francez, të hapen negociatat

Blinken dhe Borrell

Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Kjo është thirrja e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Bliken, dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE, Joseph Borrel, në një deklaratë të përbashkët, të publikuar sot.

“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, të shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet dhe standardet e BE-së, të dy vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE. Ne mirëpresim një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok.

Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se çelja e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë ka mbetur deri më tani peng i një vetoja bullgare për fqinjin tonë lindor. Ndërkohë që disa ditë më parë vetë Bullgaria pranoi të hiqte veton dhe pranoi kështu një propozim të Presidentit francez Emannuel Macron për të zgjidhur konfliktin mes 2 vendeve. Tashmë pritet që i njëjti propozim të miratohet nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të bërë të mundur përcaktimin e datës nga ana e Këshillit Evropian.

Por teksa pritet një vendim kaq i rëndësishëm një sërë protestash janë zhvilluar në kryeqytetin masqedonas, protesta të cilat herë pas here kanë pasur edhe skena të dhunshme. Protestuesit në Shkup kundërshtojnë propozimin e Macronit për heqjen e vetos bullgare, pasi pretendojnë se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk  njeh as gjuhën e as historinë maqedonase, dhe kërkojnë që ai të refuzohet nga ekzekutivi, ndërkohë që kryeministri Dimitar Kovaçevski, e ka përshkruar si “bazë të fortë për ndërtimin e një qëndrimi për mundësi të hapjes së shtetit tonë”.

Përmes propozimi francez i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
‘Duhet të përfundojmë punën për integrimin e Ballkanit’, Lajçak: Lufta e ktheu zgjerimin e Unionit në çështje politike

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian në lidhje me dialogun mes Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Unionin do të duhet që të përfundojë punën e nisur në Ballkanin Perëndimor, sa i pëket integrimit në BE. Në një postim në Twitter, Lajçak shkruan se lufta në Ukrainë e ka bërë zgjersimin sërish politik dhe se vetëkënaqësia që kishte pushtuar BE-në prej disa kohësh nuk mund të vijojë.

"Në Dubrovnik theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor", shkruan Lajçak. 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 09/07/2022 15:57

    Si nuk tha njeri çfarë është saktësisht ky propozimi Francez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja