Olimpiadë, ëndrra e bërë
realitet e shqiptarit Haki Doku

Olimpiadë, ëndrra e bërë <br />realitet e shqiptarit Haki Doku
Pas pjesmarrjes në Castopro Sport, Carmen Galli mori pjesë në Lojërat Olimpike në Londër, për paraolimpiadën me atletin e saj Haki Doku.

Haki Doku, arriti të zinte një vend në shtetet e kualifikuara dhe ishte i pari atlet me aftësi të kufizuara që mund të prezantonte Shqipërinë, vendin e tij të origjinës, në historinë e lojërave paraolimpike, fakt ky i cili do të gëzonte çdo qytetar pasi përfaqësohen ngjyrat e kombit të tij.

Hakiu është krenar për vlerat që ka. Ai është me origjinë nga Kruja ku edhe ka lindur 43 vite më parë. Ai është diplomuar në degën e Inxhinierisë Informatike, është martuar me Enorën edhe ajo një shtetase shqiptare, ka dy fëmijë dhe jeton në Milano që nga viti 1995 ku edhe punon si këshilltar në një studio noti.

Në vitin 1997 ai u aksidentua rëndë dhe mbeti i paralizuar nga këmbët. Në vitin 2000 ai nisi të garonte me biçikletat e dorës. Në vitin 2006 u bë pjesë e GS Rancilio duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror të 2009 në Bogogno të Italisë, dhe në atë të vitit 2011 të në Roskilde të Danimarkës, gjithmonë duke mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë.

Gjithashtu ai mori pjesë edhe në provat e Kupës së Botës në Spanjë dhe në Itali në vitet 2011 dhe 2012, ku arriti të mblidhte pikët e nevojshme për ta dërguar Shqipërinë në 40 vendet e para që siguruan një vend të sigurt për në Londër 2012.

Ai has shumë vështirë për të mbajtur familjen, punën, të marrë pjesë në gara kudo nëpër Evropë, por atij i duhet edhe të përballet me atletë të cilët bëjnë jetë prej profesionisti.

Gjithsesi ai arriti që ta rendiste Shqipërinë në vendin e 42 dhe për 6 pikë ai nuk mundi të ishte në 40 vendet e shumë ëndërruara.

Në këtë mënyrë ai u klasifikua në 10 vendet e quajtura "Wild Card" të cilave ju jepet mundësia nga Federata Botërore e Çiklizmit që të rigarojnë të gjithë ata që për një arsye apo tjetër nuk mundën të ishin të përqendruar në garë gjatë xhiros së parë. Në muajin prill ai mori një tjetër goditje negative pasi Shqipëria u përjashtua edhe nga kjo kategori. Tani duket sikur gjithçka kishte përfunduar, katër vite pune dhe sakrifice u shuan bashkë me dëshirën për të marrë pjesë në garë.

Por këtu del në pah një fakt tjetër: U paraqit një kërkesë tjetër për sqarim nga GS Rancilio, ku rezulton se UCI nuk ka marrë dokumentacionin e nevojshëm të kërkuar "Wild Car", të cilat duhet të ishin paraqitur nga Komiteti Paraolimpik shqiptar. Kjo kërkesë shkaktoi një lloj beteje midis Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Rancili GS dhe në të njëjtën kohë edhe Haki Dokut.

Doku ndërkohë ankohej se Komiteti Paraolimpik Shqiptar shumë shpesh paraqet probleme të funksionimit të strukturës së saj. Ai u paraqit në këtë Komitet bashkë me kërkesën e tij për të hetuar të gjitha veprimet e kryera nga komiteti. Pas hetimeve të kryera u arrit në konkluzionin se kreu i komitetit paraolimpik shqiptar duhej pushuar.

Edhe pse dukej sikur gjithçka kishte marrë fund, u realizua ëndrra e Hakiut për të marrë pjesë në Olimpiadë.
(aq/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024