Ai është sportist kanadez i garave të “snowboarder” dhe një vit më parë pësoi dëmtime të rënda në disa pejsë të trupit (krahun e majtë, bel, brinjë të ndryshme të dëmtuara etj), duke qëndruar gjatë në spital. “Gjëja e parë që më shkoi në mendje pas aksidentit ishte se nuk do të kisha më mundësi të garoja”, - tha McMorris, por ja që historia sot është krejt ndryshe.
Falë vullnetit dhe dëshirës për t’u rikthyer sërish në këmbë dhe për të garuar, ai arriti të rikthehet si më parë. Sot, 11 muaj pas aksidentit, ai arrin të ngjitet në podium dhe të marrë medaljen e bronzit në disiplinën e “slopstyle”. Një medalje që vjen një vit pas një aksidentit fatal, një histori që do të ketë mundësi t’ua tregojë edhe nipërve.
“E adhuroj këtë sport më shumë se çdo gjë tjetër”, tha sportisti 24-vjeçar kanadez, që një vit më parë gjendej në spital duke marrë frymë në mënyrë artificiale pas aksidentit, ndërsa sot është sportisti më i lumtur në botë.
Redaksia Online
s.k/Shqiptarja.com