Olimpiada Speciale Dimërore, Shqipëria e mbyll me tetë medalje! Pesë të arta

Olimpiada Speciale Dimërore, Shqipëria e mbyll me tetë medalje! Pesë të arta

Shqipëria në Olimpiadën Speciale Dimërore

TORINO - Shqipëria debutoi me tetë medalje në Olimpiadën Speciale Dimërore, të zhvilluar në Itali nga 8 deri në 15 mars. Vendi ynë u përfaqësua nga 6 sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale, të cilët treguan vlerat e tyre dhe arritën të fitonin tetë medalje, pesë të arta, një argjendi dhe dy bronzi.

Stela Salla fitoi dy medalje ari në “Cross Country Skiing” 50 metra dhe 100 metra. Elizon Kacanja fitoi të artë në ski alpine, “Novice Super-G”, Vanesa Doçi mori medalje ari në “Snowshoeing” 25 metra, gjithashtu të artë fitoi edhe Joanis Myrtollari në ski Alpine, “Novice Slalom”.

Medalja e argjendtë u fitua nga Elizon Kacanja në ski alpine në disiplinën “Novice Giant Slalom”. Ndërsa dy medaljet e bronzit kishin për protagonistë Joel Gërmënjin në “Snowshoeing” 50 metra dhe Joanis Myrtollarin në “Novice Giant Slalom”.

Në këtë aktivitet morën pjesë afro 1500 atletë nga 98 shtete, duke garuar në tetë disiplina.

Medaljet e fituara

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit