Oliver Varhelyi: Brukseli, partner strategjik i Ballkanit! Po rriten interesat turke, ruse dhe kineze në Rajon

Tashmë dihet se ambiciet e Turqisë dhe Rusisë po përqendrohen në rajonin strategjik të Ballkanit. Për të mos përmendur interesat në rritje të Pekinit, i cili, me ‘Rrugën e re të Mëndafshit’, synon të ketë një rrugë hyrjeje të privilegjuar në tregun Europian.

"Ballkani Perëndimor është një përparësi absolute për Komisionin Europian. Ata i përkasin BE-së dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim” – Kështu u shpreh Ursula Von Der Leyen në muajin maj, duke shënuar një pikë kthese në strategjinë e Brukselit.

25 vjet pas marrëveshjeve të Dejtonit,  e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pas negociatave të bllokuara për zgjerimin që karakterizuan epokën e Junker, Bashkimi Europian ka kthyer sytë nga Lindja.

Ballkani Perëndimor është një korridor strategjik për fuqi të ndryshme. Tashmë në rajon janë përqendruar ambiciet e Turqisë dhe Rusisë, por mbi të gjitha interesat në rritje të Kinës, e cila me ‘Rrugën e re të Mëndafshit’  synon të ketë një rrugë hyrjeje të privilegjuar në tregun Europian

"Është e vërtetë, Kina po investon siç bëjnë Shtetet e Bashkuara ose Koreja e Jugut dhe vendet e tjera, por ne jemi në një pozicion shumë të ndryshëm, Evropa është partneri i privilegjuar i rajonit, nuk mendoj se ka konkurrencë strategjike me Kinën " – u deklarua  Olivér Vàrhelyi, Komisioneri Evropian për Zgjerimin i cili dje u takua me Presidentin e Komisionit të Jashtëm të Senatit, Piero Fassino dhe Ministrin për Çështjet Evropiane Enzo Amendola

Vàrhelyi pretendon të ketë një qasje të re në dosjen e Ballkanit

 "Ne kemi nevojë për të ringjallur procesin dhe metodologjia e re që kemi miratuar bazohet në rezultate të matshme. Vendet që demonstrojnë përparim konkret në drejtim të reformave do të shkojnë përpara me hapjen e kapitujve të rinj në negociata".

‘Skepticizmi është ende i fortë midis shteteve anëtare dhe opinionit publik europian’ – pranoi Vàrhelyi, i cili gjithashtu theskoi se ‘I lartë është edhe zhgënjimi që kanë shumë qytetarë në Ballkan pas viteve të gjata të negociatave që nuk çuan në asgjë.

"Ne kemi nevojë për të rivendosur besimin në rajon dhe midis shteteve anëtare, sepse zgjerimi i Bashkimit është një çështje strategjike. Ekzistojnë ende shumë ndryshime në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, të shtetit të së drejtës, por puna jonë është t'i zvogëlojmë ato".

Në maj, Komisioni caktoi tre miliardë ndihma për të mbështetur Ballkanin e prekur nga pandemia. Në nivelin politik, "hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe hapja e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve të tyre" përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara,- tha Piero Fassino.

“Por është koha për të shpejtuar procesin, duke shmangur që kalimi i kohës të ndrydh pritjet e vendeve të Ballkanit dhe të krijojë hapësira për rishfaqjen e impulseve nacionaliste".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK