Aktorja amerikane Olivia Wilde më herët shprehur se mezi po pret për të krijuar një familje dhe tanimë ajo e ka bërë ëndrrën e saj realitet.

Wilde dhe partneri i saj Jason Sudeikis po presin fëmijën e tyre të parë.

Një burim i afërt i çiftit është shprehur për “People”:- “Ata janë jashtëzakonisht të lumtur. Ata janë me të vërtetë të entuzismuar që në jetën e tyre do të shtohet një pjesëtar i ri”.

Një zëdhënës i çiftit gjithashtu ka konfirmuar lajmin.

olivia wilde

Aktorja ka falenderuar të gjithë fansat dhe miqtë në rrjetet sociale për urimet e tyre të përzemërta.

29 vjeçarja e ka takuar për herë të parë Jason në natën finale të shfaqjes televizive “Saturday Night Live” në vitin 2011.

Ata kanë vazhduar lidhjen e tyre pas gjashtë muajve.

Ata janë fejuar në janar të viti 2013 dhe kanë thënë se do të martohen në Nju Jork pranverën e ardhshme.

Më parë Wilde ka qenë e martuar me italianin Tao Ruspoli për tetë vite me radhë deri në 2011.

Olivia ka shprehur se Jason është dashuria e saj madhe.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)