DURRES- Ministri i Transporteve Sokol Olldashi sot paradite ishte në Portin Detar të Durrësit. Në Kapitenarinë e Përgjithshme të Porteve ai deklaroi vendimin e Organizatës Botërore të Detarisë e cila ka vendosur heqjen e barrierave për marinarët shqiptarë.

Një vendim i tillë i hap dritën jeshile marinarëve dhe oficerëve të flotës tregëtare të cilët mund të punësohen në shoqëritë e huaja të lundrimit njëlloj si homologët e vendeve të tjera.Deri dje marinarët shqiptarë bënin pjesë në listën e zezë të detarisë botërore dhe për tu punësuar nëpër anijet e huaja ata duhej të plotësonin një mal me dokumenta sic dhe ti nënshtroheshin kurseve të trajnimit që kushtonin 3 mijë euro për secilin prej tyre.

Një vendim i tillë nga Organizata Botërore Detarisë u mor pas plotësimit të disa reformave nga ana e organizmave tona të detarisë.
(sg/shqiptarja.com)