TIRANE- Ish-deputeti i PD Sokol Olldashi, natën e 20 nëntorit 2013 nuk ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, por me makinën e një biznesmeni ndërtimi të quajtur Kujtim Sulaj. Ky i fundit kishte pak ditë që i kishte dhënë në përdorim Benz-in e tij me targa targë AA 003 HN, deputetit të PD Olldashi dhe se ky detaj është fshehur nga policia, prokuroria por edhe nga vetë familjarët.
Emri i biznesmenit të ndërtimit Kujtim Sulaj ka dalë pas mbyllljes së hetimeve të dosjes “Olldashi”, ku njëherësh prokuroria ka nxjerrë një urdhër për kthimin e sendit (makinës) të sekuestruar si provë materiale, tek shtetasi Kujtim Sulaj dhe jo tek familjarët e të ndjerit Sokol Olldashi. Në atë kohë u aludua nëse nga policia dhe prokuroria se mjetin me të cilin Olldashi pësoi aksiendetin fatal, kishte vetëm pak kohë që e kishte blerë. Makina në pamje të parë, thuajse nuk ka pësuar asnjë difekt gjatë përfshirjes së aksidentit, veç thyerjes së pasqyrave dhe pjesës së xhamit lart, prej nga rezultoi se erdhi dhe vdekja e ish-deputetit Sokol Olldashi.
/Shqiptarja.com