Olldashi: Rama karavidhe si Majko
Pandeliu: Kujton se u bë dash

TIRANE - Gara për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit sa vjen e bëhet më e fortë mes dy kampeve, e majtë dhe e djathë. Përveç deklaratave publike përdoren dhe rrjetet sociale si Facebook apo Twitter për të sulmuar njëri tjetrin por dhe për të nxjerrë në pah gabimet apo për të replikuar.
 
Ka pasur replika dhe kundëreplika mes kreut të PS-së- deputetit socialist, Pandeli Majko - ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, pas prezantimit të programit të PS-së dje në Vlorë ku Rama shpalosi projektin e PS-së për shndërrimin e Vlorës në një portë hyrëse për të gjithë rajonin.

Duke folur për projektin mbi Vlorën, Rama u shpreh dje se do të ndërtohet Korridori i Kaltër një autostradë që do të mundësojë qarkullimin nga Mali i Zi përgjatë gjithë bregdetit shqiptar.
“Ne do të ndërtojmë Korridorin e Kaltër, për të lidhur intrastrukturën tonë me infrastrukturën rajonale, corridor që do t’I shërbejë turizmit shqiptar. Kemi prioritet që Vlorën t’a kthejmë në një portë hyrëse në rajon” u shpreh kreu i PS Edi Rama, dje paradite.

Një deklaratë e tillë solli mbrëmë reagimin e Olldashit në Facebook i cili e quajti projektin "iluzion" dhe Rama ishte më “Karavidhe se Majko i cili dikur pat deklaruar se do ndërtonte një tunel detar për të lidhur Vlorën me Otranton, ky do ndërtojë një autostradë detare gjashtë herë më të gjate se tuneli i Majkos.”

Po në facebook vjen dhe reagimi i ish kryeministrit, aktualisht deputet i PS-së.

"Ironia e Olldashit më ngjall humor. Të “lajthitur” dikur më quajtën edhe kur deklarova idenë e tunelit të rrugës Durrës - Kukës.
Sot, projekti “TAP” i gazit që do të lidhi Shqipërinë me Italinë fqinje dhe mike është vetëm fillimi i “tunelit” nënujor që do të lidh dy vendet tona. Është kompliment të akuzohesh pse ke ide dhe ëndra për të ardhmen e vendit tënd. Mua më pëlqen mishi i qengjit! Edhe kur mendon se është bërë dash!”- shkruan Majko në Facebook duke e shoqëruar dhe me një foto ku duket një qengj në sfond.

BATUTAT
RAMA PËR BERISHËN:
Duke ardhur rrugës për në Vlorë me Vangjush Dakon, dëgjuam Berishën që bërtiste në radio për punësimin. E Vangjushi më pyeti: Po ç'ka ky që bërtet sikur ka humbur lekët në bankat e Qipros?!. Britmat lidheshin me punësimin, me vende punës se si në asnjë vend të botës janë hapur, me krizën ekonomike se e ka vënë përfund Evropën, ndërsa Shqipëria ka vënë përfund krizën.

Vendet e punës së Saliut janë të padukshme, sepse nuk po i shohim ku janë. Kam numëruar rrugës, që nga kthesa e Durrësit deri në Rrogozhinë, 64 shtylla të rëna përtokë. Këtu s’ka njeri as të shkulë ato që kanë rënë, jo të ngulin të tjera.

Berisha tha: Shkova tha në një fermë dhe gjeta atje ca lopë të jashtëzakonshme që s’mi kish zënë syri ndonjëherë. Kryeministër, më tha gruaja e fermerit, lopët janë mirë, por s’kemi teknikë, na duhet arsim profesional. Dhe gruaja e atij fermeri më dha idenë gjeniale që të mendoj për arsimin professional. Urdhëroni: 5 vjet President, 8 vjet kryeministër e i dha idenë, gruaja e fermerit!"

Pse nuk thanë një fjalë, jo të bëjnë, për peshkimin? Nejse tek peshkimi e kanë justifikimin se iu ka mbetur mendja tek ngjalat dhe s’kanë faj. A i ka ngel mendja tek ngjalat? A i ka mbetur ngjala brenda? Këtë e dinë ata.

OLLDASHI PËR RAMËN: “I gjati me të shkurtrin udhëtuan drejt Vlorës ku i gjati llafosi prapë për rrugët. Fillimisht tha se kishte numëruar shtyllat. Por, Rama nuk na tha nëse në këtë numër ka përfshirë dhe veten dhe Gjushin, apo jo. Njeriu që do të bëhet kryeministër duhet të dije se në fakt vendi ka rreth 18 mijë kilometra rrugë, pra të shkojë në Tokio, të hajë drekë siç tha Rama, të kthehet dhe të shkojë prapë për darkë dhe, nëse Rama e bën këtë, mirë është të mos kthehet hiç.

Premtoi se do të ndërtoje një autostradë të kaltër, në det, nga Mali i Zi në Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandi Majkos për guxim nëse është guxim dhe jo gjë tjetër. Pandi tha dikur se do ndërtonte një tunel detar për të lidhur Vlorën me Otranton, ky do ndërtojë një autostradë detare 6 herë më të gjatë se tuneli i Majkos. E kuptoni që ky është më karavidhe se Pandi i shkretë.

Gjithsesi unë nuk kuptoj një gjë: Pse nuk i mat rrugët ky njeri?! Listën e ka. Le t’i masë dhe të na thotë sa janë. Ne themi që janë 10.237 kilometra, po ai le t’i masë vetë fundja. Do t’i dalin 5.118.5 Edë ose 20.474 Vangjushë” shkruan Olldashi në facebook.

MAJKO PER OLLDASHIN
: Ministri Sokol Olldashi paska deklaruar : “Por, çudinë e madhe Rama… Premtoi se do të ndërtoje një autostradë të kaltër, në det, nga Mali i Zi në Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandi Majkos për guxim, nëse është guxim dhe jo gjë tjetër… Pandi tha dikur se do ndërtonte një tunel detar për të lidhur Vlorën me Otranton, ky do ndërtojë një autostradë detare gjashtë herë më të gjate se tuneli i Majkos. E kuptoni që ky është më karavidhe se Pandi i shkretë!!!”

Ironia e Olldashit më ngjall humor. Të “lajthitur” dikur më quajtën edhe kur deklarova idenë e tunelit të rrugës Durrës - Kukës.
Sot, projekti “TAP” i gazit që do të lidhi Shqipërinë me Italinë fqinje dhe mike është vetëm fillimi i “tunelit” nënujor që do të lidh dy vendet tona.
Eshtë kompliment të akuzohesh pse ke ide dhe ëndra për të ardhmen e vendit tënd. Mua më pëlqen mishi i qengjit! Edhe kur mendon se është bërë dash! "- shkruan Majko në facebook.

majko per olldashin
(Foto: Profili i Pandeli Majkos)
Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO