Olldashi-'Babalja': Të tjera deklarime kontradiktore. Në intervistë gazetari përgënjeshtron deklaratat e veta

Nuk kanë të mbaruar kontradiktat dhe të pa vërtetat në video dëshminë e Bashkëpunëtorit X Albert Veliu, transmetuar nga PD, nëse i krahasojmë ato me deklaratën për mediat të gazetarit të PD, Jetmir Olldashi.

Kontradikta e parë që e nxjerr zbuluar gënjeshtrat nga të dy palët është mbi autorësinë e regjistrimit të bisedës së supozuar midis Albert Veliu dhe Agron Xhafajt që sipas Olldashit ka ndodhur në 24 tetor 2017, në Vlorë, por jo në prezencën e tij.

Jetmir Olldashi pretendon që i ka dhënë pajisje regjistruese Albert Veliut para takimi, ndërkohe që gjatë intervistës realizuar në selinë e PD vetë Olldashi i drejton pyetje Albert Veliu duke lënë të kuptohen që nuk e njeh origjinën e regjistrimit. Bile i beson versionit të Albert Veliut që regjistrimin e ka bërë vetë Agron Xhafaj apo e ka bërë dikush tjetër i panjohur.

Jetmir Olldashi: Ti thua që Agron e ka pergjuar veten?

Albert Veliu: Po normale ku e di unë ca i është vënë Agronit dhe akuzon Andonin në anën tjetët. Ato janë fakte reale si zëri që ne kemi folur .

Jetmir Olldashi: Domethënë t'i thua që Agronin e kanë përgjuar të tjerët?

Albert Veliu: Normale unë nuk kam lidhje. Secili do mbrojë të vetën. Nga ka ardh kjo e gjen Agroni këto pergjime.

Po çuditërisht dy ditë më vonë vetë Jetmir Olldashi ofron një version tjetër, duke treguar që ishte ai që i dha pajisje regjistruese Albert Veliut për të regjistruar Agron Xhafajn. Pra ose gënjen, ose intervista me Veliun që sipas tij ishte bërë për një emision televiziv, ishte thjesht një sajesë për të manipuluar ose mashtruar opinion publik dhe për të fshehur origjinën e regjistrimit.

Jetmir Olldashi: Theksoj se të gjitha takimet i kisha dhënë një paisje përgjuese Albert Veliut. Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafajn, Gonin siç e quante ai, dhe unë i mora paisjen e përgjimit që i kisha dhënë.

Por telenovela policeske mes Albert Veliut dhe Jetmir Olldashit e servirur nga Partia Demokratike, shënon edhe absurdin tjetër dhe ka të bëjë me faktin se cili ishte njeriu që ia çoi materialin audio Partisë Demokratike. Madje absurditeti është në kufijtë e të paimagjinueshmes pasi njeriu që deklaron se ia dha materialin PD, pra gazetari Jetmir Olldashi, gjatë intervistës e pyet Albert Veliun përse ia solli materialin PD.

Jetmir Olldashi: Pse mendove ta sjellësh tek PD?

Albert Veliu: Unë e solla këtu se është institucioni më i besuar. Ta çoja kudo... janë gjëra që ishin manipuluar dhe zhdukur. E solla se kam besim që luftohet për diçka me drejtesi.

Këtë deklarim të Albert Veliut e bën të pavërtetë po vetë gazetari Olldashi që dy dite më vonë tregoi se audion e ''përgjimit'' a ka dorëzuar ai në selinë e Partia Demokratike.

Olldashi: Pas disa kohësh duke mos pasur mundësi transmetimi të materialit dhe duke mbajtur ne dorë një patate të nxehtë dhe pa asnjë mbështetje për këtë investigim që kisha kryer vendosa të kontaktoj me PD për interesin që ky institucion ka pasur gjate të gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.

Mjaftojnë këto deklarime që kundërshtojnë njëra tjetrën për të kuptuar nivelin e kredibilitetin të tyre. Megjithatë do të jetë hetimi prokurorisë së Krimeve të Rënda që do të thotë fjalën e fundit për këtë telenovelë të paketuar nën emrin e ''gazetarisë investigative të pavarur''.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 22/05/2018 18:29

    Dava k...carash, njoni me debil se tjetri.

    Përgjigju
  • Cubi: 22/05/2018 15:20

    Cpaskit web edhe ju gazetaret aman .Po' cmereni me hajvanlleqet e shqupit xhanem.E kam then dhe here tjeter,ata Jan e pare kriminela,hajna, spiuna e Ca' num jan.E kam then dhe here tjeter e vulosen me vjedhjen e godines se shqupit.Edhe nje pyetje te fundit,kur kan bere gje te besueshme *** pd*** e famshme se ju i beni pas per cdo gje qofshin banale.

    Përgjigju
  • Tirona: 22/05/2018 14:29

    Gazetar p**r b**h lepiress shqupist .Po dhe intrigen zdini me e bo o palo gazatar me gjith ate zgjeben tjeter si e ka emrin b**e bolja.Rrac e keqe.

    Përgjigju
  • Populli: 22/05/2018 14:16

    Jane bere te gjithe bashke plehrat,plehrat e kane vendin ne koshin e plehrave,dhe qytetaret e dine mire kete.

    Përgjigju
    • 007: 22/05/2018 15:23

      Hallall Shoku.Populli eshte i mencur dhe i jep ate qe meritojn ketyre maskarenjeve palo politikan.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja