Olsen frikë nga Shqipëria: Ky është
ekipi më i mirë, do e kemi vështirë

Olsen frikë nga Shqipëria: Ky është<br />ekipi më i mirë, do e kemi vështirë
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen mendon se skuadra e tij do të ketë punë të vështirë në përballje me Shqipërinë. Shqipëria dhe Danimarka do të ndeshen të shtunën mbrëma në ‘Elbasan Arena’, në kuadër të eliminatorëve të Evropianit 2-16.

Tekniku i Danimarkës duke folur për mediet daneze ka thënë se është i vetëdijshëm se skuadrën e tij e pret një punë goxha e vështirë.

“Ata do të luajnë në shtëpi dhe kanë fituar besim të madh, pas fitores ndaj Portugalisë. Është në temperamentin e tyre të mos mbrohen në shtëpi dhe ndoshta ky është ekipi më i mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Nuk pres të jetë një ndeshje, të cilën do ta dominojmë për 90 minuta”, ka thënë Olsen.

Ai është i bindur se Danimarka do të ketë më shumë hapësira në duel me Shqipërinë, pasi, sipas tij, ekipi i De Biazit nuk do të mbrohet në shtëpi. Duhet thënë se Olsen ka qenë në bankinë edhe në dy takimet që ka luajtur Danimarka me Shqipërinë në 2009-n për kualifikimet e botërorit ‘Afrikë e Jugut 2010’.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’