Olsian Çela prezaton prioritetet për vitin 2020: Ndërtojmë një sistem monitorimi të çështjeve që lidhen me zbatimin e ligjshmërisë

Olsian Çela prezaton prioritetet për vitin 2020: Ndërtojmë një sistem monitorimi të çështjeve që lidhen me zbatimin e ligjshmërisë

Olsian Çela

TIRANE- Prokurori i Përgjithshëm  Olsian Çela zhvilloi dje një takim me përfaqësues të medias në Prokurorinë e Përgjithshme. Çela paraqiti mes të tjerave edhe disa prioritete që Prokuroria e Përgjithshme do të ketë për vitin 2020. Ai theksoi se Prokuroria e Pergjithshme do të synojë realizimin e një projekti që do të ketë si objektiv rritjen e efiçensës në çështjet që lidhen me pastrimin e produkteve penale.

"Prioritare do të jetë ndërtimi i një sistemi të monitorimit të çështjeve që lidhen me zbatimin e ligjshmërisë, pavarësinë dhe transparencën, të drejtave të subjekteve të procedimit penal etj, dhe ndërtimi i mekanizmave të komunikimit me KLP dhe ILD. Prokuroria e Pergjithshme do të synojë realizimin e një projekti që do të ketë si objektiv rritjen e efiçensës në çështjet që lidhen me pastrimin e produkteve penale, ndërmarrjen e hapave konkret në drejtim të koordinimit institucional dhe një përqasjeje të re të organeve ligjzbatuese në këtë drejtim", u shpreh Çela.

Çela gjithashtu theksoi se do të nxitet procesi i digjitalizimit në aktivitetin e prokurorisë në funksion të reduktimit të kohës që nevojitet për kryerjen e hetimeve dhe modernizmit të procesit në tërësi, duke synuar zgjerimin  aksesit dhe komunikimit online.

"Prokuroria e Përgjithshme do të nxisë procesin e digjitalizimit në aktivitetin e prokurorisë në funksion të reduktimit të kohës që nevojitet për kryerjen e hetimeve dhe modernizmit të procesit në tërësi, duke synuar zgjerimin  aksesit dhe komunikimit online ne bazat e të dhënave të operatorëve të ndryshëm.  Prokuroria e Përgjithshme do të mbështesë gjithashtu nisjen e një projekti për vlerësimin e eficensës së politikave penale të aplikuara në vend me qëllim uljen e nivelit të kriminalitetit. Kjo do të kërkojë mundësimin e hartimit të modeleve statistikore të unifikuara dhe do të sjellë përpunimin e raporteve të besueshme mbi vlerësimin e rreziqeve nga kriminaliteti në të ardhmen.  Përmes këtij procesi do të synohet rritja e efektivitetit të drejtësisë penale duke marrë në konsideratë dhe aspektet financiare dhe sociale. Realizimi i këtij projekti do të kërkojë një angazhim të madh në rrafshin institucional, atë akademik si dhe ndihmën e misioneve ndërkombëtare të asistencës ligjore. Prokuroria e Përgjithshme do të jetë promotore e realizimit të tij dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim", deklaroi Çela.  

Olsian Çela u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në datë 5 dhjetor. Ai u votua nga parlamenti për të drejtuar organin e akuzës për 7 vitet e ardhshme. Drejtuesi i ri i prokurorisë u shpreh në fjalën e tij të parë në institucionin që do të drejtojë se vendi ndodhet një fazë të vështirë, pasi po përballet me një krizë për shkak të tërmetit tragjik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suljoti: 01/01/2020 10:05

    Te shohim, po me cfare po degjojme lumi une, po me cfarev shohim me sy pirdhi n'te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojën rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojën rregullat