Olta Boka: "Një tango për
çdo lamtumirë dashurie"
Olta Boka ka ditur të zgjedhë e të vij si një femër fatale, e pushtetshme, e sigurt. Një femër që di të kërcejë tango, që di të ndjejë tango. Kështu është paraqitur në “Kënga Magjike”, me magjinë e një historie që
çdo lamtumirë dashurie"">
Olta Boka ka ditur të zgjedhë e të vij si një femër fatale, e pushtetshme, e sigurt. Një femër që di të kërcejë tango, që di të ndjejë tango. Kështu është paraqitur në “Kënga Magjike”, me magjinë e një historie që magjeps gjithmonë. “Tango e fundit” ka një fabul, atë të femrës së fortë sipas Oltës, që nuk qan më dhe që sado dhimbje, kujtime të ketë çdo “tango dashurie”, kjo femër i jep drejtimin e duhur historisë.
Olta, në “Kënga magjike” ke ardhur me një stil komplet ndryshe, më e pjekur artisikisht por edhe një sprovë.. E fundit tango ka një fabul, një histori?E vërtetë. Vij me një stil të pa konsumuar, por mbart me vete sprovën. Atë të ndryshimit dhe të pëlqimit ose jo. Ka një fabul, atë të cilën ne shpesh e hasim. Por kësaj radhe është trajtuar ndryshe. Tashmë femra nuk qan më. Është më e fortë, më e prerë pavarësisht se plaga i dhemb. Ajo di gjithçka dhe me vetdije lejon “Tangon e fundit” duke i dhënë kështu drejtimin që duhet historisë dhe jetës së saj.
Ti e kërcen vetë tangon?Po them se po. Në fund të fundit të gjithë e kërcejmë nga pak tangon.
Dashuria është thjesht si të kërcesh tango, si mendon ti?Tango është kërcimi që për mendimin tim e personifikon më së miri dashurinë. Pasionin,trazirat, sensualitetin,seksualitetin,forcën,elegancën,tradhtinë,dashurinë.
Sipas teje pse mbetet kaq joshëse kur një histori dashurie krahasohet me një kërcim të tillë?Sepse, është ajo çka është më afër së vërtetës. Sepse në çdo hap të atij kërcimi duket sikur sheh hapat e dashurisë së përjetuar nga çdonjëri prej nesh.
Në jetën tënde reale a do preferoje të jepje një lamtumirë dashurie me një tango?Do të ishte ndoshta idealja, sepse kështu e kthen në një fund të lumtur( jo si ato të përrallave që jetuan përgjithmonë të lumtur, por në një zgjidhje për të mbyllur marrëdhënien paqësisht). Sidoqoftë nuk di ta them me siguri, por do të përpiqesha.
Pamja jote ka ndryshuar dukshëm këtë herë. Ndihesh një femër fatale?Është meritë e stilit të këngës që më fut nën petkun e “femme fatal”, por besoj se çdo femër në vetvete ndihet e tillë.
Sa e ndjen në lëkurë këtë këngë?Sa çdo këngë tjetër timen. Përpiqem të jem protagonistja e çdo kënge për ta përjetuar dhe përcjellë emocionin real që ndjej në ato momente interpretimi.
Pritshmëritë nga festivali, cilat janë?Të arrij të depertoj tek publiku është më e rëndësishmja që dua. Çmimet fshihen nga memoria, por ndjesitë dhe emocionet kurrë. Ndaj dua atë që jeton më gjatë në zemrat e dashamirësve.
Nota që do i vije ecurisë së karrierës deri tani?Nuk e di në të vërtetë. Kam shumë punë për të bërë përpara. Sidoqoftë jam e kënaqur, që kam bërë gjëra të cilat më lumturojnë, teksa kthej kokën mbrapsht.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
89/2
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
46%
-
Jo
43.9%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 1564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Viti zero’, një rrëfim për fundin dhe fillimet, Gazmend Leka së shpejti edhe një ekspozitë me vizatime
14 Tetor, 18:03
-
LIVE/ Kombëtarja për autokritikë, shifrat flasin për Gjeorgjinë! Fillon ndeshja në Tbilisi, Shqipëria menjëherë agresive
14 Tetor, 18:00
-
Themelues i 'Djathtas 1912', Kapllanaj: Dy rrugë ka me Berishën, ose je armiku i tij dhe të fyen, ose je me të i nënshtruar dhe burrë i ndershëm
14 Tetor, 17:56
-
“’Djathtas 1912’ për të mundur Ramën”, Kthupi për Report Tv: Berisha s’përfaqëson më të djathtën shqiptare! S’ka bashkëpunim në 2025-n
14 Tetor, 17:55
-
‘Expo Albania’ qendër e re për koncerte e panaire! Do ndërtohet në Farkë të Tiranës, 6 ha sipërfaqe, brenda edhe hotele me me 3-4 yje
14 Tetor, 17:55
-
Unaza e Madhe e Tiranës do përfundojë brenda 2024-ës, në lotin e 6- të shpejtësia deri 140 km/orë
14 Tetor, 17:53
-
'Djathtas 1912'/ Agron Kapllanaj: Basha i mirëpritur! Burimi: Këta presin që të arrestohen Rama me Berishën që të marrin vota
14 Tetor, 17:48
-
Ervin Bulku para ndeshjes: Kemi menduar manovrën për sukses, asgjë rastësisë
14 Tetor, 17:45
-
Alarm fals për bombë në Ambasadën Ukrainase! Policia evakuon stafin: Mesazh i rremë në e-mail (VIDEO)
14 Tetor, 17:36
-
Augustin Palokaj: Integrimi i Shqipërisë në BE hyn në fazën praktike
14 Tetor, 17:21
-
‘Ne folëm shqip në Sarajevë’! Drama ‘Vizita’ e teatrit Migjeni vlerësohet me çmimin e medias në ‘MESS Festival’
14 Tetor, 17:11
-
'Pata dobësi, më çuan urgjent në Tiranë!' Rrëfimi i gruas në Lezhë dhe apeli i mjekes: Mos neglizhoni kontrollet për kancerin e gjirit
14 Tetor, 17:04