Olta debaton ashpër me Efin dhe Kiarën: ‘Lacja e vogël’ mendon se më ‘ha mua me dhëmbë’

Olta debaton ashpër me Efin dhe Kiarën: ‘Lacja e vogël’ mendon se më ‘ha mua me dhëmbë’

Aktorja Olta Gixhari ka debatuar sërish me Efin dhe Kiarën brenda shtëpisë së Big Brother. Olta i ka zgjuar dy vajzat herët në mëngjes dhe shkak është bërë se sipas saj ato nuk e kanë lënë të flejë gjatë natës se kishin qëndruar zgjuar deri vonë.

Vajzat debatuan në lidhje me këtë çështje, ndërsa nuk munguan tonet e larta nga Olta dhe Efi.

Pjesë nga debati:

Olta: Kam një muaj e gjysmë që ju them.

Efi: Me kë e pate ti dje, që unë rashë në gjumë që isha sëmurë. E bëre për mua dhe për Kiarën, ok ta tregoj unë qejfin.

Olta: Kam një muaj që iu flas. Hajt zogu vogël se do çohesh herët në mëngjes, që të flesh në darkë shumë. Sot je zgjuar vonë, prit se do zgjohesh herët. Do çoheni në 6 të mëngjesit.

Efi: Sot fillon lufta pra në rregull.

Kiara: Nuk ishte veprim i bukur.

Efi: Është Prime-i sot, duhet të flasi Olta.

Olta: Një muaj e gjysmë ju them çdo natë.

Kiara: Dje kemi ndenjur vetëm 10 minuta pasi fjete.

Olta: Kam qenë gjithë natën zgjuar.

Kiara: Iku Luizi, fjetëm të gjithë. Ne nuk jemi kafshë që mos të lëmë të flej. Çfarë të bëj unë që të del shpesh gjumi. Ndërro dhomë.

Olta: Shko në “living”, nuk po ta kërkoj ditën këtë gjë.

Kiara: Të të zgjojë njeriu në mënyrë të tmerrshme.

Olta: Çdo mëngjes do zgjoheni ashtu.

Kiara: Dje ka qenë nata e vetme që s’kemi folur.

Olta: Dje keni bërë një zhurmë të paparë.

Kiara: Ty të del gjumi shumë kollaj, nga zhurma më e vogël.

Më pas Olta u pa ende e acaruar me Efin dhe teksa po ecte me Luizin drejt oborrit, e quajti ish-konkurrenten e “Për’puthen”, “lacja e vogël.”

“Tani ka filluar. Lacja vogël, i duket vetja që është e gjatë dhe mendon që më ha mua me dhëmbë”– tha Olta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale