Olta Gixhari: "Jam
rritur si djalë"

Olta Gixhari: "Jam<br />rritur si djalë"
Olta Gixhari u është përgjigjur pyetjeve në hapësirën e Nitro time. Ajo ka folur më shumë rreth fëmijërisë dhe adoleshencës, por edhe për filmat e saj. Më poshtë zbuloni përgjigjet e Oltës, të cilat kanë qenë shumë spontane dhe të çiltra, si përherë.  

Çfarë bën akoma në Shqipëri, duhet të ishe në Hollivud tashmë?

(Qesh) Po…po rri në vendin tim. Më pëlqen shumë vendi im.

Per Halloween çfarë bëre, a vendose ndonjë maskë?

Jo, nuk vendosa asnje maskë. Halloëeen ishte një ditë për mua si gjithë ditët e tjera. Dola, piva një gotë verë me miqtë e mi, si një ditë e zakonshme.  Por….që..jo e zakontë për sytë, sepse tek ecja rrugës, shihja vetëm njerëz të maskuar shumë bukur dhe vë re që çdo vit dhe më shumë njerëzit e festojnë. Është bërë traditë vërtetë.



Mes bashkëprezantimit me Gjebrean dhe eksperiencës në dancing, cilën do cilësoje si më të mirën për ty?

Këto janë dy zhanre të ndryshme, njëra është që unë kërcej që është edhe ndër hobet e mia të vjetra, kurse tjetra është një eksperiencë që eee, më ka ndihmuar shumë edhe profesionalisht. Po më dha brenda vetes sime një dimension tjetër. Më bëri që unë të kuptoj  një dimension tjetër. Brenda vetes… që unë mund të bëj edhe këtë. Eee, natyrisht nuk i ndaj dot. Janë dy argëtime të ndryshme, por që kanë lidhje me një gjë shumë të madhe që është skena dhe publiku. Dhe në këtë pikë, nuk i ndaj dot, por që do të mbaj mend shumë gjatë “Kënga Magjike”.

Ç’mund të na thuash në lidhje me të qenit aktore protagoniste në krah të Klevis Begës?

E rëndësishme është të sillesh si profesionit dhe të kuptosh atë që të thotë regjisori. Të sillesh si profesionit në një shesh xhirimi për mendimin tim, por edhe të shumë të tjerëve që kam dëgjuar. Unë kam qenë vigjilente e komenteve qofte edhe incognito… Klevisi ka bërë një punë papritshmërisht të mirë; domethënë dhe jam ndjerë shumë mirë me atë djalë realisht dhe unë mendoj se ai ka bërë një punë të mirë.

Si ka qenë adoleshenca jote?

Unë kam qenë një fëmijë shumë i lëvizshëm dhe prindërit e mi kanë dashur shumë, sidomos babi ka dashur shumë të kishte një djalë dhe mua në një sens më ka trajtuar ashtu. Më merrte me vete në vende që kalamajtë femra, të seksit femër nuk para shkojnë. Unë pushimet e verës zakonisht i kam kaluar në fshat. Jam shumë e lumtur, sepse më ka bërë shumë të zhdërvjellët dhe më ka zhvilluar një sens dhe instikt mashkullor, por që e ka brenda çdo njeri dhe mua ma ka zhvilluar fshati, kam hipur nëpër pemë duke ngrënë manaferra dhe mana, duke mbledhur qershi, duke luajtur topa luftash deri natën vonë, duke çarë kokën minimumi dy herë në javë. Edhe kam qenë një fëmijë kështu…ja kështu siç ta shpjegova….E kujtoj me shumë nostalgji fëmijërinë…shumë bukur. Kjo etapa në fëmijëri më ka kap edhe në adoleshencë, tek pridërit e mamit, tek gjyshërit deri kur isha vonë adoleshente, viti i dytë, viti i tretë gjimnaz, domethënë i kaloja verat e mia atje. Dhe të them të drejtën këtë mbaj mend nga adoleshenca ime. E kujtoj realisht me nostalgji. Adoleshenca ka qenë një adoleshenc…ku e di unë…normale… Spikasja pak më shumë nga shoqet e tjera ngaqë merresha me balet në atë kohë, me kërcim, isha në skenë gati çdo fundjavë; kërceja dhe bëja gjëra ndryshe.




Shkrimi u botua në numrin e djeshëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(blerta.tusha/shqiptarja.com)
 

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve