Pas gjashtë vitesh kërkime, studiuesi Oltsen Gripshi sjell një botim unik mbi zhvillimin e novelës grafike dhe karikaturës shqiptare, dy forma arti që janë pjesë e botimeve tona prej më shumë se 80 vitesh, por që nuk janë studiuar thellësisht.

Në librin prej mbi 400 faqesh, autori ndjek rrugëtimin e këtyre formave të artit nga fillimet deri në ditët e sotme, duke ndalur tek figurat më përfaqësuese si Agim Faja dhe Safo Marko.

Autori, Oltsen Gripshi u shpreh se "qëllimi im ka qenë të dokumentoj historinë e novelës grafike dhe karikaturës shqiptare, që shpesh ka mbetur e pazbuluar dhe nënvlerësuar."

Gjatë aktivitetit, nxënësit dhe mësuesit patën mundësinë të njihen me revista ikonike për fëmijë dhe të rritur, ku ilustrimet shumëngjyrëshe dikur kishin një vend të spikatur ne letersi e art.

Libri përfshin gjithashtu historikun ndërkombëtar të novelës grafike dhe karikaturës, duke ofruar një panoramë të plotë dhe krahasime me zhvillimin global të këtyre formave të artit.