Omletë me kremviçe të tymosura dhe patate
Përbërësit:
- 4 vezë
- 2 patate
- Kremviçe të tymosura
- Qumësht
- Djathë kaçkavall
- Pak niseshte
- Lëng limoni
- Kripë, piper
Përbërësit:

Presim patatet në kubikë dhe i kaurdisim për disa minuta në një tigan me yndyrë. Më pas shtojmë kremviçet e tymosura të prera në feta. Rrahim vezët me qumësht, pak niseshte dhe pak lëng limoni. E shtojmë mbi patatet me kremviçe dhe e lemë derisa vezët të mpiksen. Në fund bëjmë një spërkatje me djathë të grirë kaçkavall.
Komento
Komente

