Omletë me perime
Përbërësit:
3 vezë

2 lgj niseshte
3-4 domate të vogla
½ kungull të njomë
¼ brokoli
gjethe mente
lëng limoni
kripë, piper
fara speci
Përgatitja:
Në një tas hedhim 3 kokrra vezë, dhe 2 lugë gjelle niseshte, lëng limoni, kripë, piper, fara speci dhe i përziejmë sëbashku. Ndërkohë në një tigan kemi hedhur pak gjalpë e vaj ulliri, më pas shtojmë kungullin që e kemi prerë në copa rrethore dhe më pas brokolin, i skuqim pak dhe hedhim masën e vezës që kemi përzier në tas. I vendosim kapakun sipër e lëmë disa minuta dhe në fund shtojmë domatet e vogla, i hedhim fara speci, dhe gjethe mente e lëmë dhe pak omletën dhe është gati për servirje.
MC/Shqiptarja.comKomente

