Organizata që përfaqëson interesat e minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA, i bën thirrje deputetëve minoritarë të zgjedhur në radhët e mazhorancës dhe të gjitha tyre të besimit ortodoks, që të distancohen nga sulmet e qeverisë ndaj Ortodoksisë në Shqipërisë. Shembja e Kishës së Shën Thanasit ka indinjuar besimtarët ortodoksë, por një qëndrim kritik kanë mbajtur edhe partitë politike si dhe organizatat e minoritetit etnik grek. Kryetari i OMONIA-s, Leonidha Papa, u shpreh gjatë një deklarate për shtyp se, deputetët minoritarë, si një detyrim që kanë ndaj historisë dhe votuesve të tyre, duhet të distancohen nga çdo akt i qeverisë që cënon ortodoksinë në Shqipëri.
Kreu i OMONIA-s theksoi gjithashtu se qeveria po shfrytëzon vendet e shenjta për piedestale politike provokuese, duke sjellë urrejtje kombëtare dhe fetare në vend. “U bëjmë thirrje gjithë qytetarëve me mendje të shëndoshë të vendit, pavarësisht besimit dhe kombësisë, që t’i bëjnë rezistencë arrogancës së qeverisë, që do të shndërrojë vendet e shenjta në piedestale politike provokuese, duke mbjellë urrejtje kombëtare dhe fetare për përdorim të brendshëm dhe jo vetëm.
/Shqiptarja.com