KORÇE - Kryetari i organizatës OMONIA në Korçë, Ligoraq Karamelo, në një prononcim për mediat ka deklaruar se 23 korriku do të shënojë edhe në qytetin juglindor fillimin e regjistrimit të minoritetit grek, duke dëshmuar edhe njëherë mosnjohjen nga ana e kësaj organizate të censusit që u zhvillua nga autoritetet shqiptarë në vitin 2011.
Deklarata e Karamelos vjen disa ditë pas deklaratës të kreut të përgjithshëm të OMONIA-s, Vasil Bollano, i cili u shpreh se rezultatet e censusit janë të pabesueshme.
Sipas Karamelos, numërimi i anëtarëve të minoriteteve përfshi këtu edhe atë grek, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme që censusi i vitit të kaluar, jo vetëm që nuk i dha përgjigje, por dështoi në shumë aspekte që OMONIA kontestoi, të mbështetura nga institucione dhe forume europiane. Regjistrimi, ka deklaruar më tej Karamelo, është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe do të behet vetëm për statistikë.
Ndërkohë, është bërë e ditur gjithashtu se formulari i regjistrimit do të jetë në gjuhën greke.
(da.is/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com