ZVICËR- Siria ka larguar nga vendi vetëm 11% të arsenalit të saj kimik, duke mos respektuar afatin e 5 Shkurtit, datë në të cilën i gjithë arsenali duhej të ishte larguar.
Lajmi u bë i ditur nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Zyrtarët e lartë sirianë kanë nisur bisedimet me ONAK për të diskutuar lidhur me një intinerar të ri për largimin e tyre.
Ndërkohë vazhdojnë në Gjenevë të Zvicrës bisedimet mes opozitës dhe qeverisë siriane.

Opozita kërkon formimin e një qeverie të përkoshme për të drejtuar vendin si dhe largimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Ndër hapat kryesorë për formimin e kësaj qeverie janë dhe fundi i luftës në vend, lirimi i të gjithë rebelëve të burgosur, vënien para drejtësisë të përgjegjësve për dhunën në vend si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Por presidenti sirian Assad e ka bërë të qartë dhe më parë se, jo vetëm që nuk ka ndërmend të lëshojë pushtetin, por se do të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)