NJU JORK - Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike tha se afati i 31 dhjetorit për largimin e arsenalit kimik sirian nga vendi do të shtyhej.

Kryetari i logjistikës së ONAK, Franz Krawinkler e justifikoi këtë shtyrje me vonesën e dorëzimit të furnizimeve thelbësore në pikat, ku toksinat po përgatiten për t’u dërguar në portin e Latakia-s, si dhe me motin e keq.

Siria ka pranuar të dorëzojë arsenalin e saj kimik për shkatërrim deri në qershor të vitit 2014, në bazë të marrëveshjes mes Rusisë dhe SHBA.

Damasku zyrtar do të transportojë shumicën e kimikateve më të rrezikshme, ku përfshihen dhe 200 tonë gaz mustard në portin e Latakia-s deri në 31 dhjetor për t’u shkatërruar jashtë vendit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)