Në kuadër të Maratonës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, e cila u përmbyll me ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve më 19 dhjetor 2025, One Albania riafirmoi angazhimin e saj për një shoqëri digjitale gjithëpërfshirëse, duke mbështetur konkretisht kategorinë e personave me aftësi ndryshe përmes ofrimit të tre çmimeve të dedikuara për ta.
Në një kohë kur transformimi digjital po përshpejtohet dhe siguria kibernetike është kthyer në një prioritet kombëtar, Maratona Kombëtare e Sigurisë Kibernetike përfaqësoi një nismë të rëndësishme për zhvillimin e talenteve, rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e inovacionit në këtë fushë strategjike. Aktiviteti u organizua nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me partnerë strategjikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mes të cilëve One Albania pati një rol aktiv si partner që promovon barazinë e mundësive dhe përfshirjen sociale.
Mbështetja e One Albania për Maratonën Speciale të Sigurisë Kibernetike, e fokusuar te personat me aftësi ndryshe, vjen si pjesë e filozofisë së kompanisë për të fuqizuar individët përmes teknologjisë dhe për të siguruar që askush të mos mbetet pas në epokën digjitale. Tre çmimet e ofruara në këtë kategori synojnë të vlerësojnë talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve.
Drejtoresha e departamentit të IS dhe BCM-së në One Albania, znj. Ida Behari tha se “përmes këtij angazhimi, One Albania kontribuon drejtpërdrejtë në forcimin e kulturës së sigurisë kibernetike në Shqipëri, duke mbështetur zhvillimin profesional të talenteve. Mbështetja për personat me aftësi ndryshe është një dëshmi konkrete se teknologjia, kur përdoret me vizion dhe përgjegjësi, mund të shërbejë si një mjet fuqizimi dhe barazie.”

Maratona Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe partneriteti me One Albania përforcojnë më tej imazhin e Shqipërisë si një vend që investon në inovacion, zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirje sociale, duke ndërtuar themele të forta për të ardhmen digjitale të vendit.

Komente










