ONM për Report Tv: Ç'po ndodh
me Vettingun? S'na informuan!

ONM për Report Tv: Ç'po ndodh<br />me Vettingun? S'na informuan!
Ndërsa beteja burokratike mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit për Vettingun vazhdoi për më shumë se 10 ditë, askush nga institucionet nuk u kujtua të njoftojë ONM-në.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i është përgjigjur interesit të Report Tv mbi fatin e përzgjedhjes së njerëzve që do të bëjnë Vettingun.

Në përgjigjen e publikuar në faqen zyrtare ONM pohon se asnjë institucion nuk e ka vënë në dijeni zyrtarisht për rikthimin e procesit të Vettingut, por del garant se do vazhdojë të kontribuojë në proces.

“ONM vazhdon të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet që kanë lidhje me nominimet e institucionit të vettingut. ONM, përsërit se puna e komitetit të vlerësimit për zyrën e Avokatit të Popullit ishte tërësisht e kujdeshme dhe profesionale. ONM është e vetëdijshme se, edhe pse e panjoftuar në rrugë zyrtare, se Parlamenti Shqiptar i lidhur me Avokatin e Popullit, po shohin mundësitë për kontrolle të detajuara për dosjet e paplotësuara. Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji për Vettingun i besojnë ONM qartësisht për të monitoruar procesin e Vettingut në vijimësi. ONM është e gatshme të vendosë ekspertizën e saj, të përshtatshme me linjën e kuadrit përkatës ligjor”, thuhet në përgjigjen e ONM-së.

Pa dashur të komentojë nëse bojkoti i opozitës e shtyn zgjedhjen e komisioneve të Vettingut pas zgjedhjeve, operacioni i drejtuar nga Genoveva Ruiz Calavera thekson se vonesat sjellin vetëm dëm.

Mbi të gjitha, OMN, kujton se përpjekjet e saj të monitorimit janë teknike, ashtu sinkundër nuk është detyre e OMN të marrë qëndrime mbi zhvillimet politike specifike të momentit. Omn fillimisht është kujdesur në kohë dhe me zhvillimet e nevojshme të ekspertizës. Kjo gatishmëri dhe angazhim duhet të merret si një mesazh i qartë nga të gjitha institucionet kompetente shqiptare, por më kryesorja, nga të gjithë qytetarët e këtij vendi. Komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të ndajë dhe garantojë se procesi i Vettingut është në interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë në të gjitha nivelet. Zbatimi i procesit të vettingut është vendimtar në suksesin e reformës në drejtësi dhe për të forcuar në mënyrë të pakthyeshme profesionalizmin e gjyqësorit. Është vendimtare të arrihet llogorja e e rregullave e ligjir në vend, por jo vetëm. Pritshmërite e impaktit pozitiv të reformës në drejtësi ka gjithashtu impakt në fushën e stabilitetit socio – ekonomik që po kalon vendi. Vonesat do të jenë të dëmshme për këto procese, veçse vonojnë rrugën e Shqipërisë në Europë”.

Pas skanimit të kandidaturave të para, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kualifikoi vetëm 21 kandidatë si të rregullt nga kriteret shkresore për t'u bërë pjesë e 2 komisioneve që do të bëjnë Vetingun por që në fakt kërkojnë 27 anëtarë.
 
Ndërkohë, 79 kandidatura të tjera përmbushin kriteret ligjore, por kanë mungesë dokumentacioni, të cilin sipas vendimit të ri të Kuvendit do ta plotësojnë për një javë në zyrat e Avokatit të Popullit.

onm
onm

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët