'Opeli' del nga rruga në Dibër, vdes pasagjeri! Në spital 3 të tjerë, mes tyre shoferi

'Opeli' del nga rruga në Dibër, vdes pasagjeri! Në spital 3 të tjerë, mes tyre shoferi

Foto ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër.

Shoferi 26 vjeçar, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip 'Opel', ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç.

Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur dhe 3 të tjerë, drejtuesi i makinës dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. 

"Në aksin rrugor rural Kastriot---Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip 'Opel', ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku  si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj