Open Balkan/ Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Kurti të japë shpjegime pse s'bëhet pjesë! Marrëveshjet mes qeverive, s'ka nevojë për zyrë koordinimi, për çfarë janë ambasadat

TIRANË- Kur kanë kaluar rreth 6 muaj që prej finalizimit të iniciativës Open Balkan, kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzon që të bëhet pjesë e saj. Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, Kurti duhet të japë më shumë shpjegime për qytetarët përse nuk pranon të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ai ngre pikëpyetjen se nëse Vuçiç nuk do ishte pjesë a do pranonte Kurti të bashkohej?!

I ftuar në ‘Report Tv’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Çejku tha se kjo iniciativë nuk mund të funksionojë pa Kosovën, prandaj sipas tij, Kurti duhet ta rishikojë vendimin dhe të pranojë të bëhet anëtare, ndërsa thekson se një vendim i tillë mund të ketë edhe prapavijë politike.

“Duhet më shumë transparencë nga të dyja anët edhe nga nismëtarët e këtij procesi për përmbajtjen dhe agjendën e kësaj nisme dhe mbulesës së saj financiare. Nga ana e qeverisë së Kosovës duhet të ketë më transparencë për arsyet pse e refuzojnë, nëse bëhet pjesë ca fiton dhe nëse nuk bëhet çfarë humbet. Ne duhet të jemi të fokusuar tek interesat e qytetarëve, duhet të shpjegojnë më qartë, a do bashkohen nëse s’do ishte Vuçiç, apo nëse do kishte një qëndrim më të zbutur a do bashkohej. E rëndësishme është që Open Balkan të sqarohet më shumë.

Escobar kërkoi që Kosova të jetë pjesë, pa Kosovën për ne nuk mund të ketë ardhmëri. Është e rëndësishme që Kosova ta shqyrtojë këtë. Ndoshta për arsye elektorale Kurti e ka shmangur nënshkrimin ose afrimin e tij dhe bashkëpunimin me Open Balkan. Nuk e di sa kanë ndikuar në vendimmarrjen e Kurtit në raport me Open Balkan. Beteja me zgjedhjet e ka frenuar të angazhohet me Open Balkan apo duhet është një qëndrim parimor që ka nevojë për më shumë sqarim”, u shpreh Çejku për Report Tv.

Cejko u ndal edhe tek sekretariati ndërkoordinues që u ngrit gjatë mbledhjes së dy qeverive për të monitoruar zbatimin e marrëveshjeve, ku sipas tij nuk është i nevojshëm pasi për këtë punë janë ambasadat.

"Abetarja është e njëjta edhe në Kosovë dhe në Shqipëri, nuk e di çfarë formalizmi kërkon kjo abetare. Ka patur përpjekje për të qenë edhe në Maqedoni. Abetarja është një metodë për të mësuar gjuhën, ndoshta ka nevojë për prezantimin e një teksti tjetër. Duhej të kishte një sqarim. Ka një abetare online që i ofrohej gjithë fëmijëve të emigrantëve në të gjithë botën. Kur hapet një pikë nënkuptohet që ka një burokraci më tepër. Jam i bindur të besoj se ka një përpjeke për të lehtësuar marrëdhëniet mes dy popujve.

Barriera burokratike, thanë se do lehtësohet kalimi kufitar pastaj themi do hapet një zyrë koordinuese. Nga ana tjetër për çfarë janë ambasadat sepse kanë mbingarkesë njerëzish. Ambasadat këtë rol kanë për të koordinuar marrëveshjet dhe zbatimin e tyre”, tha ai.

Ish-ambasadori thotë se marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit janë përmirësuar, por ka ende shumë punë për të bërë në këtë raport.

“Për Ramën është rutinë sepse është takimi tij i 7-të sepse ka kaluar 3-4 kryeministra të Kosovës, babai i tryezës. Për Kurtin ishte sprovë duke nënkuptuar edhe marrëdhënien personale nga retorika që kanë patur. Për mua ishte interesante edhe pjesa e shëtitjes me albinin dhe pronarin e një kompleksi që investon peshk. Ajo ishte një lloj ure që synon t’i afronte kryeministrat, Albini më shumë dëgjonte sesa fliste, ka nevojë për të marrë kohë derisa të pajtohen”, tha Çejku.

Kujtojmë që në qytetin e Elbasanit u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Në këtë mbledhje u theksua nevoja e bashkëpunimit mes vendeve teksa synohet të shkohet drejt një tregu të përbashkët, ku shqiptarët të jetojnë, studiojnë, punojnë dhe të dalin në pension në të dyja anët e kufirit.

Kjo ishte mbledhja e 7-të e mbajtur mes 2 qeverive e cila përfundoi me firmosjen e 13 marrëveshjeve, ku më kryesorja ndër to është unifikimi i abetares nga viti i ardhshëm në të dyja trevat. Mes marrëveshjeve që u firmosen janë ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje/daljes së mallrave.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agroni: 02/12/2021 17:50

    Ambasador Cejku, ju vete e dini se per cfare behet fjale konkretisht ne nismen "Open Balkan"? Po nderlidhjen e kesaj nisme me nismen e "Procesit te Berlinit"? Po nderlidhjen e "Open Balkan" dhe "Procesit te Berlinit" me nismen CEFTA? Pasi ti kesh sqaruar keto, a e di rrugen per ne shtepi?

    Përgjigju
  • Ambasadori: 01/12/2021 09:31

    Serbia me pare te dale me deklarate per njohjen e Kosoves zoti Cejku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja