Për analistin Arben Meçe, lëvizja e nisur së fundmi brenda Partisë Demokratike nga Ervin Salianji nuk mund të sjellë ndryshim.
Sipas tij, pronari i PD është Sali Berisha dhe çdo përpjekje për të marrë drejtimin e partisë i ka të pakta shanset që të realizohet. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se Berisha e shpalli armik Salianjin, pasi ka hall se i merr partinë.
‘Pronari i PD është Sali Berisha. Që të marrësh PD si pretendon Salianji nuk realizohet. Gjëja pozitive është se po dëgjohet edhe një zë në PD që po vë pikën në i për problemin që ka PD. Askush nuk thotë që problemi janë të tjerë përveç Berishës atëherë nuk është lëvizje. Nëse dalin dhe të prodhojnë një komision që të bëjë reformim në PD dhe pranohet nga Berisha, kjo po, por kjo nuk bëhet se Berisha e shpalli armik se ka hall se i merr partinë. Kjo lëvizje është produkt i përçarjes së parë në PD. Brenda PD demokratët po kuptojnë se problemi për të marrë pushtetin është Sali Berisha’, tha ai.
Teksa u ndal tek ligji i ri për financimin e partive politike i cili parashikon ndëshkime për partitë që fshehin të ardhurat e tyre, ai tha se ligji është por nuk zbatohet. Sipas tij, në Shqipëri ka parti që financohen nga burime ruse.
‘Ligji është por nuk zbatohet. Financimi i partive s’duhet të jetë çështje e një ligji. Ne kemi problem se partitë tona po financohen nga burime ruse’, tha ai.
Ndërkohë, ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, u ndal tek reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë për Report Tv mbi marrjen si e pandehur të Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe nga detyra me vendim të GJKKO-së.
Kume tha se reagimi është një mesazh i qartë që të mos ndërhyhet në punët e drejtësisë.
‘Për mua kjo deklaratë e amabdsasës duhet që të dëgjohet mirë. SHBA thotë i lini institucionet që të bëjë punën e vet pa i ndërhyrë’, tha ai.
Komente













Po kush je ti more z Kume qe do te na japesh mend qe te degjojme ambasaden amerikane ?Kjo ambasade ka per qellim te mbroje keqberesit dhe te burgosin njerezit qe punojne .Gishtin kush e ka ne mjalt do ta lepije si po ben presidenti i amerikes qe po super pasurohet dhe po e çon boten ne luften e trete boterore .
Përgjigju