Open Data: Ecuria e import-eksportit
për 2014-ën, ulet eksporti i energjisë

Open Data: Ecuria e import-eksportit<br />për 2014-ën, ulet eksporti i energjisë
TIRANE - Në vitin 2014, peshën më të lartë të eksporteve të vendit tonë e kanë zënë zënë dy kategori grupmallrash: a) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike dhe b) Tekstile dhe këpucë. Për vitin 2014, këto grupmallra zënë secili rreth 34% të totalit të eksporteve.

Sipas Open Data, eksportet e minerale, lëndë djegëse, energji elektrike kanë pësuar një rënie me rreth 14% krahasuar me vitin 2013, ndërsa eksportet e tekstile dhe këpucë kanë pësuar një rritje me rreth 24%. 

Një tjetër grupmallrash i rëndësishëm janë edhe materialet e ndërtimit dhe metalet, që për vitin 2014 zënë rreth 15% të totalit të eksporteve. Grupmallrat e tjera zënë pesha më të vogla në eksporte, pesha që vargojnë nga 1 deri në 7%.

Sa u përket importeve, ka patur tre grupmallra kryesore që zënë peshën më të lartë: a) Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi; b) Ushqime, pije, duhan dhe c) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Në vitin 2014, vlera e importeve për dy grupet e para të lartpërmendura ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2013. Ndërsa importet për grupmallrat Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike kanë pësuar ulje për vitin 2014. 

Në vitin 2014, vlera e eksporteve të vendit tonë u rrit me 3.8% krahasuar me një vit më parë. Por ecuria pozitive e eksporteve, është më e vogël se rritja e importeve. Në vitin 2014, vlera e importeve ishte rreth 8.5% më e lartë.

Destinacioni kryesor i eksporteve të Republikës së Shqipërisë është Italia. Edhe importet më të mëdha vijnë nga vendi fqinj Italia, duke zënë rreth 30% të vlerës së importeve në total.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës

VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës