Opera gazmore, “Cosi fan tutte”
së shpejti në skenën e TKOB

Opera gazmore, “Cosi fan tutte”<br />së shpejti në skenën e TKOB
Opera gazmore, “Cosi fan tutte” e Mozartit me regji të Nikolin Gurakuqit, rikthehet në 21 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Eshtë një opera që ndërthur joshjen, erotikën dhe mashtrimin dashuror, sipas regjisorit, Opera do të shfaqet edhe në datat 23 dhe 25 qershor. 

“Così fan tutte” u cilësua në shfaqjet e para të saj, si imorale. “Cossi fan tutte”, është kompozuar nga Mozart, mbi libretin e Lorenzo Da Ponte, i cili vë në provë qëndrueshmërinë e ndjenjave për të zbuluar gjithë brishtësinë e qenies njerëzore. Deri në shekullin XX, kjo opera nuk ishte e famshme. Komentet në atë kohë ishin se Mozart kishte harxhuar meloditë e tij të hyjnore mbi një tekst mizarabël dhe të ngathët të Lorenzo Da Ponte. Sot ajo është një kryeveprat e Moxartit nga e cila mund të mësojnë të gjithë të dashuruarit. Sekreti i jetëgjatësisë së veprës është në magjinë e muzikës mozartiane, në historinë e mprehtë dhe intrigante të një basti të rrezikshëm. 

Titulli “Cosi fan tutte” ose “La scuola degli amanti” (“Kështu bëjnë të gjitha” ose “Shkolla e të dashuruarve”, lidhet me gratë për të thënë që “kështu janë ato”. Opera me dy akte është vënë për herë të parë në skenë në Burgtheater të Vjenës në 2 janar 1790, por ende edhe sot, është pjesë e repertorit të shumë skenave botërore operistike.

Në opera interpretojnë: Fiordiligi: Eva Golemi, Ulpiana Aliaj, Dorabella: Vikena Kamenica, Ferrando: Marco Ciaponi, Guglielmo: Armando Likaj, Despina: Dorina Selimaj, Rezarta Qevani, Don Alfonso: Federico Benetti. Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP, Dirigjente dhe klaviçembalo: Elda Laro, Regjisor: Nikolin Gurakuqi, Skenografia: Nikolin Gurakuqi, Kostumet:Taulant Pustina, Koropetitor: Etrita Ibrahimi, Ingrid Pulizo.
cosi fan tutte
 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet