Opera/ Saimir Pirgu e Ernonela
Jaho “pushtojnë” skenat e botës

Opera/ Saimir Pirgu e Ernonela<br />Jaho “pushtojnë” skenat e botës
TIRANE- Për dy artitët më të famshëm të skenave botërore, tenorin Saimir Pirgu dhe sopranon Ermonela Jaho, nuk ka mbarim sezoni artistik, siç ndodh rëndom gjatë sezonit të verës në teatrot e Shqipërisë. Gjithë muaji qershor për të dy yjet e muzikës klasike ka qenë i mbushur me premiera, që jo vetëm për nga madhështia, por edhe nga numri i shfaqjeve peshojnë fort në supet e tyre.

Saimir Pirgu në gjysmën e dytë të qershorit, pothuajse në çdo dy ditë është ngjitur në Operën Shtetërore të Vjenës me premierën “Rigoletto”. Ai i ka nisur shfaqjet që nga 17 qershori dhe do të vijojë deri më në fund të muajit me këtë premirë. Pirgu, pasi ka dhënë me sukses tri shfaqje të “Rigoletto”-s të datave 17, 20, 23, qershor do të ngjitet edhe për dy shfaqje të tjera në Operën Shterëore të Vjenës, ku njëra shfaqje është sot, më 26 qershor, dhe tjetra më 30 qershor.

Me rolin e Dukës së Mantovës, Saimir Pirgu është vlerësuar nga kritika në të gjitha premierat botërore, ku ka dhënë ngjyra të ndryshme të karakterit të Dukës së Mantovës nëpër botë. Me këtë rol, Saimir Pirgu ka surprizuar kritikën dhe publikun. Gjatë shfaqjes së premierave “Rigoletto” që ka dhënë në Royal Opera House, Opernhaus Zürich, Arena di Verona, São Carlos, etj, Saimir Pirgu është vlerësuar për origjinalitien e tij në interpretim.

Nëse shohim faqen zyrtare të Operës Shtetërore të Vjenës, për shfaqjen aktuale të Rigoletto-s, biletat e koncertit të sotëm që variojnë nga 276 ero e zbresin deri 51 euro në galerinë më të fundit G, janë shitur prej kohës, ndërsa vetëm një numër shumw i kuifizuar biletash ka mbetur pa u shitur për shfaqjen “Rigoletto” të datës 30 qershor 2015.
 
Ermonela Jaho, shfaqjet s’kanë të ndalur
Diva shqiptare e operës, Ermonela Jaho, “ka pushtuar” të gjithë muajin qershor me shfaqje. Pas ngjitjes në skenën me “Traviata”-n e Verdit që nga Opera e La Scalas deri në Berlnin, Ermonela Jaho do të vijojë në muajin korrik një tjetër premierë, për të përfunduar me shfaqjet në gusht në São Paulo, Brazil.

Ermonela Jaho, ndërsa ka shkëlqyer me ngjitjen në skenë të katër shfaqjeve të premierës “La Travita” të Verdit nga datat 24, 27, 31 maj deri më 4 qershor në Operën e Mynihut (ku të njëjtën opera në prill e dha disa herë rresht në Spanjë, duke vijuar edhe në maj) do të shkojë nga korriku deri në gusht në Brazil, si protagoniste me shfaqjen e premierës “Thai” të Massenet, e cila shfaqet nga datat 23, 25, 28, 30 korrik dhe 2 gusht 2015. Ermonela Jaho, e lindur më Tiranë më 1974, shkoi në Itali që në vitin 1993.

Që nga ai çast ylli shqiptar i operës shkëlqeu, duke i dhënë krah famës së saj drejt skenave më prestigjioze të botës, si në Royal Opera House Covent Garden në Londër, Metropolitan Opera në New York, Bayerische Staatsoper në  Munih, Staatsoper në Berlin, Teatro San Carlo në Napoli, l'Opernhaus në Cyrih, Opéra National në Lion, Teatri i Operës në Këln, etj. Ermonela Jaho, veç rolit protagonist, Violeta, në “Traviata” e Verdit është vlerësuar si një soprano e fuqishme edhe për role të tjera, ku do të rendisnim Madama Butterfly, Manon, Anna Bolenën, Boheme, Don Carlos, Luisa Miller, Giulietta, etj. 

saimir pirgu

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji