“Në përgjithësi historia e kritikës së operës nuk është pajtuar me mendimin se është me e mirë se opera “Pagliacci” deri të premten mbrëma në koncertin e “Opera Rara”, shkroi “The Guardian” pas performancës së Ermonela Jahos në Londër”
Kompaktdisku me operën e Leoncavallo-s është përgatitur nga Robert Hugill më 13 prill 2016. Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor të Zazas e ndjekur nga zërat e këngëtarëve Patricia Bardon, Fflur Wyn, Kathryn Rudge, Riccardo Massi, Stephen Gaertner, David Stout, Simon Thorpe, Edward Goater, Christopher Turner, Robert Anthony Gardiner, Nicky Spence, Helen Neeves, Julia Ferri, Eleanor Minney, Rebecca Lodge dhe BBC Symphony Orchestra e “Opera Rara” e drejtuar nga Maurizo Benini.
Zaza e Leoncavallo-s u shfaq në 1900-n, kur Arturo Toscanini drejtonte Teatrin Lirik të Milanos. Leoncavallo kishte përfunduar Pagliacci-n (premierë 1892) si dhe La Boheme (premierë 1897). Opera nuk mori të njëjtin vlerësim si Pagliacci në atë kohë, por megjithatë për regjisorët mbeti si një opera sfiduese në pritje të një interpretimi të duhur, të cilën e arriti mrekullisht sopranoja e ardhur nga Shqipëria e vogël Ermonela Jaho. Interpretimi i saj është përcjellë me vlerësime nga më të larmishmet, ku shprehimisht shkruhet se Jaho i ka dhënë nga krijimtaria dhe intuita e saj një rikrijim rolit të Zaza-s. “Roli i Zaza-s është i madh dhe ajo është në skenë për pothuajse gjatë gjithë operës .. Ermonela Jaho dha një performancë impresionuese, duke e bërë atë të jetë shumë më tepër se një shfaqje dhe dallohej për ruajtjen e karakterit të personazhit gjatë gjithë kohës. Po, ajo çfarë këndoi nga muzika ishte Zaza se ne nuk e pamë ku ishte vet Jaho.
Ajo kishte kombinimin e duhur të ngarkesës vokale dhe delikatesës për të realizuar detajet muzikore dhe ajo kurrë nuk u përpoq për t’i bërë sadopak më të ëmbla ose më të lulëzuar se ç’ishin. Në vend të bënte këtë, ajo ia lejoj vetes që të rindërtonte rolin, duke u kujdesur që momente e fundit të Zaza-s të ishin me të vërtetë shkatërrimtare”.
Performanca është e jashtëzakonshme, dhe nuk mund të urojmë për ndonjë gjë më shumë, shkruajnë ndër të tjera kritikët e operës, duke theksuar se “Ermonela Jaho me të vërtetë sjell një Zaza në jetë, ky është roli i cili kërkon një kombinim të vështirë të teknikës së fortë dhe brishtësisë së personazhit, por ashtu siç tregoi me Suor Angelica në Covent Garden, nuk ka gjë që ajo nuk e arrin”
Redaksia online
a.n shqiptarja.com