Operacini i ushtrisë turke, të paktën 23 rebelë kurdë të vrarë 

23 anëtarë të dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit u vranë nga forcat e sigurisë gjatë dy ditë operacione të gjera në juglindje me shumicë kurde të Turqisë, bëri dje të ditur agjencia e lajmeve pro-qeveritare, “Anadoll”. Ata “u eliminuan gjatë një operacioni të përbashkët ushtarako-policor mjaft të gjerë, të nisur në fillim të javës në Cizre dhe Silopi, dy distrikte në provincën Sirnak”, raporton “Anadoll”.

Ushtria turke njoftoi se kishte eliminuar tre ditë më parë tetë luftëtarë të tjerë kurdë në këto dy qytete ku u dislokuan 10.000 ushtarakë dhe forca policore, për të larguar mbështetësit e rinj të PKK-së.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu