Një operacion antidrogë u zhvillua mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku u zbulua nja parcelë kanabisi me 900 fidanë. Parcela e drogës u gjet në fshatin Shkozë e Bardhë, ndërsa janë shoqëruar 2 persona, por pritet të ketë arrestime të tjera.
Në aksion morën pjesë efektiv të Krujës, Durrësit dhe FNSH, por ende nuk ka detaje të tjera nga vendi i ngjarjes.
Operacionet antidrogë në zonën e Fushë Krujës janë të shpeshta, ndërsa më i fundit është ai që vuri në pranga babë e bir më 20 mars. Ata kishin përshtatur stallën e tyre në fshatin Derven në 'shtëpi bari' dhe kishin kultivuar 316 vazo me kanabis për t'i rritur përmes llambave.
-
Po sikur u bë edhe me 24 Mars u gjet shpi bari tjetër edhe kjo sot... Shyqur që ka ardhur ky shefi i ri i komisariatit në Krujë dhe është zero kultivimi në ambjente të hapura. Tani këta të poshtrit kanë filluar brenda nëpër shtëpi por shefi spo i lë po i ndjek këmba këmbës, le të thonë sa të duash që i ka të gjithë ata që janë kapur kushurinj kjo nuk ndryshon asgjë se ata fuan ta përbaltin me pa të drejtë. Bravo kjo është policia që duam luftë pa kompromis krinit.
Përgjigju









Komente
Komento