Tre qytetarë janë arrestuar në fshatin ZëmblakKorçë gjatë një operacioni antidrogë, ku është sekuestruar një sasi kanabisi dhe kokaine.

Në pranga është vendosur 36-vjeçari Andi Cenolli, në lokalin e të cilit u gjend kokaina, e cila më pas do të shitej.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR”, bën me dije policia.

Dy të tjerët, 44-vjeçari Alfred Hoxhalli dhe 34-vjeçari Pandeli Gjylapi, janë arrestuar si bashkëpunëtorë. Kanabisi u gjet në automjetin e Hoxhallit.

Dyshohet se Gjylapi ishte porositësi, Hoxhalli transportuesi ndërsa Cenolli shitësi i lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.