Mbushën fshatin Baltëz dhe Aranitas me fidanë kanabis, në pranga 3 persona dhe një tjetër në kërkim. Gjatë operacionit të zhvilluar në Mallakastër, në 3 raste të ndryshme janë sekuestruar 1100 rrënjë kanabis si dhe 5 kilogramë kanabis.
Konkretisht në 3 operacionet e ndryshme u gjetën dhe asgjësuan 950 rrënjën kanabis, 120 rrënjë dhe 31 rrënjë kanabis sativa si dhe u arrestuan 3 kultivuesit e tyre, ndërsa njëri u shpall në kërkim.
Në pranga ka përfunduar 54-vjeçari A. T., banues në Baltëz, Fier. Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan 5 kg kanabis. Gjithashtu është arrestuar 17-vjeçari. F.L., ndërsa u shpall në kërkim babai i tij A.L., 52 vjeç, pasi akuzohen për fidanët e mbjellë.
I arrestuari i tretë është 45-vjeçari I. L,, banues në Aranitas, Mallakastër, i cili po ashku kishte mbjellë fidanë kanabis.