‘Tempulli 2’/ Operacion antidrogë në gjithë vendin, goditen 7 grupe kriminale! 273 të arrestuar në Tiranë e 5 qytete! Sekuestrohen mbi 567 kg drogë, armë e valutë

Shtatë grupe kriminale të shpërndarjes së drogave në të gjithë vendin u shkatërruan këtë të hënë (22 janar 2024).  Operacioni “Tempulli”, u rikthye sërish, kësaj here në fazën e tij të dytë, duke goditur qindra shpërndarës, shitës dhe trafikantë me doza të vogla në qytetet më të mëdha në vend. Në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Korçë, u arrestuan 273 persona, nga 295 urdhër arreste të firmosura nga prokuroritë nëpër rrethe.

“Megaoperacioni “Tempulli” vijoi pa ndërprerje edhe pas finalizimit të fazës së parë, duke goditur përditë në të gjithë vendin, rastet e tentativave për shpërndarje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.  Trafikantët dhe shpërndarësit e lëndëve narkotike, të gjendur përballë trysnisë së Policisë dhe implementimit të masave shtesë për sigurinë në shkolla, e zhvendosën veprimtarinë e tyre kriminale  në rrugica, lagje, lokale dhe zona urbane e rurale, duke bërë pre të rinjtë”  

Që në orët e para të mëngjesit, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat Operacionale, të udhëhequr nga agjentët e Antidrogës zbarkuan për të kontrolluar në total 306 ambiente, tek të cilët u kapën shpërndarës droge që prej vitesh ishin kthyer në terrenin e zonave të tyre të influencës, sidomos në afërsi të shkollave. Detajet e operacionit u dhanë nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku.

“Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni policia ka arritur te finalizojë arrestimin për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.

Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare në. Fokusi i policisë së shtetit ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së naroktikës tek adoleshentët. Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me lëndën narkotike, janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, deklaroi  më tej Rrumbullaku.

Në këtë operacion të dytë të madh kundër shpërndarësve të drogës në vetëm pak muaj, nuk pati asnjë dekonspirim dhe rezultat u bënë të dukshme.

"Suksesi i parë lidhet me faktin që nuk kemi pasur asnjë rrjedhje të informacionit dhe numri i madh i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga prokuroria janë realizuar të gjitha me sukses.  Ndërkohë që ne po flasim një pjesë e forcave të policisë janë në territor për të vazhduar më tej realizimin e këtij operacioni", tha ministri Taulant Balla. 

Vetëm në Tiranë u arrestuan 67 persona nga 89 urdhër arreste, ndërsa aksioni për ekzekutimin e tyre të plotë vijon nga policia. Përmes operacionit “Tempulli 2” në kryeqytet u gjetën sekuestruan rreth 5 kg kokainë, 14 kg kanabis sativa, 4 pistoleta, 1 kallashnikov dhe shuma të konsiderueshme parash.

Tirane arrestohet Astrit Deliu 
Në mesin e të arrestuarve në Tiranë është Astrit Deliu, 46 vjeç, i cili është mbajtur në vëzhgim nga agjentët e Antidrogës së Tiranës për një periudhë të gjatë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale. Burime të Report Tv bëjnë me dije se atij i janë gjetur sasi e konsiderueshme e dozave të kokainës dhe një pistoletë “Bereta”. Aktivitetin ai e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës, ndërsa asnjëherë më parë nuk ishte prekur, edhe pse dyshohet se prej 20 vitesh ka qenë shpërndarës i kokainës dhe drogave të tjera në zonë.

Elbasan - Mes 20 të arrestuarve në Elbasan si pasojë e megaoperacionit “Tempulli”, rezultojnë të jenë edhe një student dhe anëtari i Këshillit Bashkiak Franko Hakilja i partisë së Lirisë, pjesë e koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Fier - Ndërkohë, në Fier në kuadër të po të njëjtit operacion është kapur Altin Backa, 34 vjeç, nga fisi i njohur i “të fortëve” të këtij qyteti.

Bilanci i operacionit Tempulli 2 në të gjithë Shqipërinë
-66 procedime proaktive
-299 masa sigurie
-306 vendime kontrolli
-273 shtetas të arrestuar/ndaluar
-26 shtetas në kërkim
-U goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale
Sekuestrohen 
-560 kilogramë kanabis
-7.5 kilogramë kokainë
-një sasi heroine
-10 armë zjarri
-16 armë gjahu
-3 armë sportive 
-9 armë të ftohta
 -Municion luftarak i kalibrave të ndryshëm
-2 granata dore,
-1 jelek antiplumb,
-184 celularë,
-40 automjete
-11 peshore elektronike
-Shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro)

Në fazën e parë të Tempullit u arrestuan 300 shtetas ndërsa u goditën 24 grupe kriminale.

Ndiqni lajmet në zhvillim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Korçë/ Megaoperacioni ‘Tempulli’ gjatë periudhës dhjetor 2023 - janar 2024 janë arrestuar 32 persona

1704706892_policiakorce.jpg

Qarku Korçë - Policia ka njoftuar se gjatë periudhës dhjetor 2023-janar 2024, janë vënë në pranga 32 shtetas, duke ekzekutuar 10 urdhra ndalimi, ekzekutuar 9 masa sigurie "Arrest në burg", arrestuar në flagrancë 13 shtetas.

Po ashtu blutë bëjnë me dije se gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas të tjerë.

Policia deklaron se të gjitha arrestimet e lartpërmendura janë bërë në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu 285 gramë kokainë, 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë.

Ora 20:11
Lezhë/ Megaoperacioni ‘Tempulli’, 14 të arrestuar e 10 persona nën hetim gjatë muajve dhjetor e janar

Qarku Lezhë – Policia ka njoftuar se së fundmi 6 persona janë arrestuar në qarkun e Lezhës në kuadër të ekzekutimit masat e sigurimit "arrest me burg" dhënë nga drejtësia për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Po ashtu, blutë bëjnë me dije se në muajt dhjetor dhe janar, janë arrestuar në flagrancë 14 shtetas dhe proceduar penalisht në gjëndje të lirë 10 të tjerë.

Policia deklaron se të gjitha arrestimet e lartpërmendura janë bërë në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”.

Ndër të tjera, bëhet me dije se gjatë këtij operacioni në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg lëndë narkotike kanabis sattiva, ⁠50 doza kokainë, 42 aparatë celularë, ⁠3500 euro, ⁠peshore elektronike, grirëse për lëndë narkotike.

Ora 19:46
‘Tempulli 2’ në Vlorë, arrestohen 43 persona, sekuestrohen 503 kg kanabis! Momenti kur policia mësyn nëpër banesat e shpërndarësve

 

Në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’ në Vlorë janë sekuestruar 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë e 2 armë gjahu. Në pranga në total kanë rënë 43 persona.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 shtetas.

Në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar ditën e sotme, janë ndaluar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, 11 shtetas.

Po në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar më herët, gjatë muajve dhjetor 2023 - janar 2024, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 21 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, janë sekuestruar:

* 503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;

* 35 000 lekë, 400 euro;

* 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;

* 12 automjet dhe 45 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Ora 18:05
Megaoperacioni ‘Tempulli’, policia e Fierit jep detajet: 20 të arrestuar, 2 në kërkim! U sekuestrua heroinë, kokainë e kanabis

1705943610_fier.PNG

Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin “Tempulli” në kuadër të cilit u lëshuan 30 urdhër-arreste, nga të cilët, u arrestuan 20 persona, 8 po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 2 janë në kërkim.

Ndërkohë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 820 gram cannabis sattiva

- ⁠15 ml vaj canabisi

- ⁠116 gramë kokain

- ⁠2 gramë Heroinë

- ⁠2 thika

- ⁠25 fishek model 54

- ⁠mjete 17

- ⁠telefona 34

Vijon puna për goditjen e këtij fenomeni.

Ora 17:10
Detaje nga Tempulli 2/ U sekuestruan 560 kg kanabis, 7.5 kg kokainë, dhjetra armë e sasi e konsiderueshme lekësh euro e paund

1705931407_tempulli2.jpg

Zbulohen detaje të operacionit Tempulli 2’.  Mbi 567 kg drogë është sekuestruar dhjetra armë dhe sasi të konsiderueshme lekësh janë sekuestruar.

Gjatë kësaj faze të operacionit “Tempulli 2”, u sekuestruan: 

7.5 kilogramë kokainë,560 kilogramë kanabis,një sasi heroine,10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro), informoi drejtori i pergjithshem i policise, Muhamet Rrumbullaku.

Pas ekzekutimit të operacionit ‘Tempulli’ ku u arrestuan  300 persona dhe u goditën 24 grupe kriminale drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaron se u vu re një trend i ri. Trafikantët u larguan nga zonat urbane për shkak të shtimit të forca

“Trafikantët dhe shpërndarësit e lëndëve narkotike, të gjendur përballë trysnisë së Policisë dhe implementimit të masave shtesë për sigurinë në shkolla, e zhvendosën veprimtarinë e tyre kriminale  në rrugica, lagje, lokale dhe zona urbane e rurale, duke bërë pre të rinjtë”  tha Rrumbullaku

66 hetime proaktive

Në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, në bazë të provave të siguruara nga 66 procedime proaktive të ndjekura nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë respektive, u siguruan 299 masa sigurie dhe 306 vendime kontrolli. Nga ky operacion u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale.  

"Bazuar në inteligjencën policore, u regjistruan dhe u nisën shumë procedime penale në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjithë vendin. Gjej rastin të falënderoj Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesit e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjithë vendin dhe prokurorët e angazhuar direkt për ndjekjen e 66 procedimeve proaktive. Nga ndjekja e këtyre procedimeve me metoda proaktive u siguruan prova për persona dhe grupe kriminale që kryenin veprimtari të sigurimit, furnizimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike" deklaroi drejtori. 

Ora 15:04
Publikohen pamjet e megaoperacionit 'Tempulli2'! Arrestohen 273 persona pjesë e 7 grupeve kriminale

Publikohen pamje të megaoperacionit të koduar "Tempulli' 2 të ndërmarrë sot në të gjithë vendin.

Janë goditur shtatë grupe kriminale dhe janë arrestuar deri më tani 273 persona të përfshirë në këto rrjete kriminale.

Ora 13:19
‘Tempulli 2’ Identifikohet njëri prej të arrestuarve, dyshohet se prej 20 vitesh ishte shpërndarës kokaine në Tiranë (EMRI)

1705925784_astritdeliu.jpg

Foto: Astrit Deliu 

Report Tv siguron foton e njërit prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Tempulli 2”

Ai është Astrit Deliu. 46 vjeçari u arrestuar nga Antidroga e Tiranës.

Atij i janë gjetur sasi e konsiderueshme e dozave të kokainës dhe një pistoletë “Bereta”. Aktivitetin ai e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës, ndërsa asnjëherë më parë nuk ishte prekur, edhe pse dyshohet se prej 20 vitesh ka qenë shpërndarës i kokainës dhe drogave të tjera në zonë, informon gazetari Sokol Dema.

Ora 12:50
Report Tv siguron foto, ja çfarë u sekuestrua nga operacioni antidrogë në Tiranë

1705924317_WhatsAppImage20240122at12.50.07.jpeg

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në të gjithë vendin. Në këtë foto të siguruar nga Report Tv, shihet se çfarë është sekuestruar në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2' në Tiranë. Në të mund të dallojmë, drogë si kokainë e kanabis, armë, para e euro.  

Në Tiranë u sekuestruan 5 kg kokainë dhe 14 kg kanabis, 5 pistoleta dhe një kallashnikov.

Ora 12:24
'Tempulli 2' u goditën 7 grupe kriminale, Rrumbullaku jep detaje: 273 të arrestuar! Balla: Nuk kemi pasur asnjë rrjedhje të informacionit

‘Tempulli 2’ ka goditur anëtarët e 7 grupeve kriminale që merren me shpërndarjen e drogave afër shkollave dhe jo vetëm, deklaroi drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Rrumbullaku.

"Në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, në bazë të provave të siguruara nga 66 procedime proaktive të ndjekura nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë respektive, u siguruan 299 masa sigurie dhe 306 vendime kontrolli. Nga ky operacion u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale" tha drejtori Rrumbullaku.

Janë 273 të arrestuar.

Ndërkohë ministri i Brendshëm deklaroi se nuk ka pasur asnjë dekonspirim.
‘Nuk kemi pasur asnjë rrjedhje të informacionit. Numri i madh i urdhave të ndalimit nga prokuroria janë realizuar me sukses. Një pjesë e forcave të policisë janë në terren për të vijuar operacionin” tha Balla.

Ora 10:34
Operacioni antidrogë, 14 të ndaluar në Shkodër

1704962835_shkoder.JPG

Një operacioni antidrogë është zhvilluar në të gjithë vendin. Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës ne kuadër të këtij operacioni janë ndalur 14 persona.

Ora 10:32
Operacioni antidrogë, 67 të arrestuar në Durrës! Kapen me doza kanabisi

 

Report Tv mëson se 67 persona kanë rënë në pranga në Durrës në vazhdën e operacionit policor “Tempulli”.

Burime për gazetarin e Report Tv, Aldo Mustafa bëhet me dije se një pjesë e të arrestuarve rezultonin të kapur me doza të vogla lendesh narkotike te cilat kane deklaruar se i kishin për konsumim vetjak.

Pjesa tjetër kanë qenë shpërndarës po në doza të vogla.

Ora 10:19
Operacioni antidrogë, lëshohen 89 urdhër arreste në Tiranë, 67 prej tyre të ekzekutuara! Sekuestrohet kokainë, kanabis e armë zjarri

1704878928_policiaetiranes.jpg

Report Tv sjell të tjera detaje nga operacioni antidrogë në qytetin e Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se deri më tani janë lëshuar 89 masa sigurie, ku 67 prej tyre janë ekzekutuar dhe 22 të tjerë janë ende në kërkim.

Mësohet se është sekuestruar 5 kg kokainë, 14 kg kanabis e 5 armë zjarri. Peshën më të madhe e mban sërish Antidroga e Policisë së Tiranës.

Ora 08:52
Operacioni antidrogë, rreth 20 të arrestuar në Elbasan

1704544846_elbasan.jpg

Foto ilustruese

Një operacion antidrogë është zhvilluar në gjithë vendin.

Report Tv mëson se rreth 20 persona kanë rënë në pranga në Elbasan, në kuadër të këtij operacioni që është vijimësi e ‘Tempullit’.

Ora 08:31
Operacioni antidrogë, 10 të arrestuar në Korçë, disa të shoqëruar! Hetime prej tre muajsh

Operacioni antidrogë është shtrirë është në qytetin e Korçës. Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Braho bëjnë me dije se janë shoqëruar dhjetëra shtetas dhe janë kryer gjithashtu dhjetëra arrestime. Aksioni ka nisur që prej ditës së djeshme dhe është finalizuar sot.

Burime nga policia thonë se në këtë operacion janë arrestuar mbi 10 persona dhe janë shoqëruar në komisariat shumë të tjerë.

Policia shpjegon se ka qenë një hetim pro aktiv 3 mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhër-arresteve të këtyre personave si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë.

Ora 07:45
Operacioni antidrogë, 35 të arrestuar në Vlorë, sekuestrohet kokainë

Një operacion anti-drogë po zhvillohet në të gjithë vendin, i cili është vijimësi i megaoperacionit ‘Tempulli’.

Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni në qytetin e Vlorës janë arrestuar 35 persona.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe doza kokaine gati për shitje, por ende nuk bëhet me dije sasia.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë